BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Aktualitet

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça: Në Shqipëri duhet të krijohet Byroja Kombëtare kundër drogës

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça: Në Shqipëri

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça e konsideron të domosdoshme ndryshimin në polici në mënyrë që ajo t’i bëjë ballë grupeve kriminale.

Ai tha se në policinë shqiptare duhen krijuar struktura të pavarura si për shembull Byroja Kombëtare Kundër Drogës. Ai shtoi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm duhet të jetë medoemos më vete jashtë varësisë së ministrisë së Brendshme.

“Ka ardhur koha që, për shkak të raporteve ndërkombëtare alarmante që po vijnë në drejtim të Shqipërisë, ne duhet të krijojmë Byronë Kombëtare Kundër Drogës, nuk e bën dot më policia, nuk e bën dot një seksion i drejtorive rajonale luftën kundër drogës në Shqipëri, jo, po vijnë tonelata drogë duhet të koordinohemi ndryshe,” theksoi Karamuça për Euro News Albania duke këmbëngulur që kjo strukturë duhet të jetë e pavarur.