BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Politike

“Ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve, do kërkohet ndihma e ODIHR”, Gjiknuri flet për dialog me opozitën: Kjo është mënyra si do miratohet reforma

“Ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve, do kërkohet

Në përfundim të tryezës për reformën zgjedhore, përfaqësuesi i PS në këto bisedime Damian Gjiknuri u shpreh se në vijim do të punohet me konsensus për arritjen e një marrëveshjeje, ku do të kërkohet edhe ndihma e ekspertëve të ODIHR.

“Kemi një marrëveshje mes palëve, që opozita jashtë parlamentare të përfshihet në diskutime me qëllim arritjen e një produkti të dakordësuar. Ne do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR, është ajo c’ka kemi nisur në komisionin e reformës zgjedhore. Duhet të kuptojmë problemet e sistemit zgjedhor, nuk ka asnjë rekomandim ndrëkombëtar, se nuk mund t’i japë kush mend Shqipërisë cfarë sistemi të ndjekë. Do  kërkojmë ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve.

Komisioni për reformën funksionon pasi aty bëhen të gjitha diskutimet, çdo draft miratohet në komision. Opozita ka një vend në të që nuk e ka shfrytëzuar. Gjetëm një modalitet që të jetë pjesë e punës për reformën zgjedhore. Kemi vullnet të mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën.

Maxhoranca është e gatshme të punojë, të dëgjojë propozimet e opozitës, dhe nëse ato janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, do t’i pranojmë .” u shpreh Gjiknuri.