BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

Ekzekutim i bosit të drogës, Artan Hoxha tregon mesazhin e fortë që donin të tregonin autorët: Ai banonte afër personazheve shumë të rëndësishëm

Ekzekutim i bosit të drogës, Artan Hoxha tregon mesazhin e fortë

Gazetari Artan Hoxha tha se ekzekutimi i bosit të drogës Behar Sofia mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës, në një zonë shumë të mbrojtur, është një mesazh i qartë i autorëve se “kudo që të jesh nuk je i paprekshëm”.

“Sot janë ngritur një seri pistash për të kuptuar cili mund të jetë ekzekutuesi nëse mund të jetë ndonjë tentativë tjetër e kohëve të fundit në trafik apo ngjarje e së kaluarës, pasi është marrë me personazhe shumë të fuqishëm, por kishte mbijetuar.

Fakti që prej dy vitesh banonte pranë pallatit, ku është qendra tregtare pas Piramidës, aty banojnë personazhe shumë të rëndësishëm dhe sa i siguruar është të jetosh aty, lëvizin me eskorta me 3-4 makina…. Është një zonë shumë e mbrojtur.

Këtu është mesazhi që është dhënë me vrasjen e sotme. Viktima u përpoq të garantonte paprekshmëri dhe nga ana tjetër kjo që i ndodhi jo vetëm ishte mesazh, por një akt që dëshmon as askush nuk është i paprekshëm, ai edhe që banon në Rolling Hills apo Kodra e Diellit” tha Hoxha për abc news.