Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ekzekutim si nëpër filma në Elbasan! Nuk i lanë mundësi vëllait të Talo Çelës të reagonte, autorët ishin të veshur me uniformë policie

Ekzekutim si nëpër filma në Elbasan! Nuk i lanë mundësi

Tre persona, të veshur me uniformë policie kanë hyrë në lokal dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po pinte kafenë e mëngjesit.  

Viktima Bujar Çela është qëlluar nga vrasës profesionistë, të armatosur dhe të maskuar, të cilët nuk i kanë lënë mundësi vëllait të Çelës as të reagonte.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se zona është e monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes.

Dyshohet se ndaj tij është qëlluar 4 herë me armë, si për t’u siguruar që ai të mbetej i vdekur në vend.