BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenëve, policia gjen ‘provën kryesore’ të krimit? Vjen reagimi zyrtar nga uniformat blu: Pas klinikës ku mjekohej autori ishte hedhur…

Ekzekutimi i biznesmenëve, policia gjen ‘provën kryesore’

Policia ka gjetur dy armët e përdorura në vrasjen e biznesmenëve në Laç, Bujar Lika, dhe Paulin Marku Gjergji.

Mësohet se armët janë gjetur në afërsi të spitalit privat në Tiranë, ku po kurohej dhe një prej të dyshuarve kryesorë të ngjarjes Eduart Lamaj, i cili u vu në prangat e policisë disa ditë më parë, së bashku me dy mjekët që e operuan.

Njoftimi i plotë Policisë: Vijon puna hetimore intensive dhe e pandërprerë për dokunentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më 30 maj 2020, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku mbeten të vrarë me armë zjarri dy shtetas dhe u plagos një tjetër.

Në vijim të veprimeve të kryera, në rrugën “Pjetër Budi”, në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen kriminale.

Më parë, falë informacioneve policore u bë i mundur lokalizimi i autorit, kapja e prangosja e tij, si dhe prangosja e dy mjekëve që mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar.

Vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Kurbin, DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.