BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Ekzekutimi i “bosit” të drogës në Tiranë, Artan Hoxha nxjerr detajet tronditëse: Ishte një nga njerëzit më të fortë dhe më të njohur në Shqipëri, është ekzekutuar nga...

Ekzekutimi i “bosit” të drogës në Tiranë, Artan

 

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri që ka ndodhur sot në afërsi të qendrës së Tiranës, duke i marrë jetën shtetasit Behar Seferi.

Hoxha tha se ky ishte një mesazh për shkak të vendit, orës dhe mënyrës së ekzekutimit. Artan Hoxha u shpreh se në vendin e ngjarjes ka pasur një qitës të vetëm i cili nuk ka pasur lidhje me viktimën por ka qenë vrasës me pagesë.

“Ngjarja e sotme është shumë e rëndë për mënyrën si ndodhi, orarin dhe vendi., Këto janë vrasje me mesazh brenda., Mesazhi në këtë rast nuk ka objektiv vetëm ekzekutimin e viktimës. Më duket e ngjashme me vrasjen e bankierit Santos, para bankës për t’i çuar mesazh objektivit. Kjo është tipike vrasje mafioze me vrasës të paguar ku ekzekutori nuk ka lidhje me viktimën. Në vendin e ngjarjes është parë një qitës i vetëm.

Kjo mund të jetë bërë për lehtësi për ta nxjerrë atë nga vendi i ngjarjes. Ajo që është fakt është se kemi të bëjmë me një vrasës të vetëm. Është një nga personazhet më të vjetër në qarkullim. Ka qenë aktiv për më shumë se dy dekada. Pas ardhjes së demokracisë, ai është me të kaluar ushtarake. Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë. Për herë të parë ka dalë me emrin Fatmir Sofia në vitin 1998. Ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej. Ka pasur tentativa të mëparshme për ta vrarë.

Aftësia e personazhit që ka humbur jetën sot, ka qenë se gjithmonë gjente lidhjet e duhura në radhët e policisë së shtetit. Më shumë spikaste si biznesmen. Sa herë përmendej emri i tij, policia shikonte me dyshim. Prandaj u bë i rëndësishëm. Është një nga njerëzit më të fortë në Shqipëri që nga momenti ku u bë objektiv i disa atentateve të njëpasnjëshme.  Ai po përpiqej të siguronte një jetë normale për fëmijët e vet. Ai në botën e krimit është personazhi që fluturon ulët që të mos bëjë shumë zhurmë. Në trafikun e heroinës që vjen nga Afganistani është ndër më të rëndësishmit. Në vitin 1998 është kapur me personazhe shumë të famshëm të Shijakut. Në momentin e parë kur është kapur me një futbollist të Fenerbhaçes”, tha Artan Hoxha për abc news.