BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Aktualitet

Ekzekutimi i efektivit të FNSH në Lezhë/ Dalin detajet tronditëse: Çfarë panë dëshmitarët para shkëmbimit të zjarrit në autostradë…

Ekzekutimi i efektivit të FNSH në Lezhë/ Dalin detajet

Pasi ka nisur krehja e zonës dhe hetimit mbi vrasjen që sot tronditi zonën e Lezhës, policia e ka shtrirë kërkimin në disa pista, por ndërkohë janë mbledhur edhe dëshmitë e para të atyre që mund të kenë rastisur në zonë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se tashmë ka dyshuar dinamika e hetimit për ekzekutimin e efektivit të policisë në Lezhë.

Xhulio Prela, efektiv i FNSH-së në Shkodër, është qëlluar me pistoletë të tipit “TT” dhe ka gjetur vdekjen. Drejt tij është qëlluar disa herë, por një plumb e ka kapur në zemër.

Ngjarja

Por çfarë ndodhi para se i riu të kthehej në Lezhë? Ai ndodhej në Rinas, aty ku sipas hetuesve, kishte shkuar për të dërguar një të afërmin e tij në aeroport. Ndërkohë që teksa është kthyer, në autostradën Milot-Lezhë, një person i ka prerë rrugën, dhe në dorë ka pasur një elektrik dore.

Ky person ka qenë i shoqëruar me dikë tjetër. Në këtë moment, Prela ka ulur xhamin dhe mendohet se ka debatuar me këtë person. Kur ka tentuar të largohet, ai është qëlluar tri herë nga autori.

Autorët më pas janë larguar, dhe rrugës janë pikasur në një kamion të verdhë, i cili është identifikuar, ndërsa i riu, ka ecur i plagosur duke i dhënë mjetit edhe 500 metra dhe më pas ka dalë nga rruga, në një parcelë buzë autostrade.

Ai u qëllua tri herë, por plumbi fatal ka qenë ai që e ka prekur afër zemrës, duke i prekur një nga artieret kryesore që i ka shkaktuar dhe vdekjen. Policia po heton për vrasje për shkak të detyrës.

Hetimet

Sipas policisë, autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë. I riu me origjinë nga Puka, jetonte prej vitesh në Lezhë.

Mëson se vrasja e policit Xhulio Prela, në fshatin Gajush të Lezhës, ka ndodhur pranë një karburanti.

Dy makina që kanë qenë me drejtim Milot -Lezhë kanë ndaluar rreth 50 metra larg karburantit.

Pasi kanë qëndruar disa minuta ndaluar, dëshmitarë okularë kanë treguar në Polici se, është qëlluar me armë nga të dyja mjetet.

Më pas, ato janë nisur me shpejtësi drejt Lezhës, por makina e policit Prela që ecte me 130 km/orë ka dalë nga rruga, duke hyrë në një arë dhe ka përfunduar e përplasur me shtyllën.

Kjo ngjarje është parë nga punonjësit e karburantit, ndërkohë që në zonë ka dhe shumë kamera të bizneseve që mund ta kenë xhiruar skenën.