Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, dalin të tjera detaje tronditëse

Postuar: 26/03/2019 - 20:43

Tre të ndaluarit nga policia për vrasjen e Jurgen Kurtit një javë më parë kanë pranuar tashmë para oficerëve të policisë gjyqësore se e kanë kryer krimin. Gjatë deklaratave të tyre ka dalë edhe një person tjetër, i cili luante rolin e koordinatorit dhe personit që ka marrë porosinë. Ky i fundit është në arrati dhe po kërkohet nga policia.
 
Dyshohet se grupi i vrasësve ka marrë rreth 30 000 euro për ekzekutimin e Jurgen Kurtit. Sipas burimeve këto dyshime shtohen edhe nga disa telefona celular të kushtueshëm dhe të koduar që iu gjetën Olsi Qalliajt, Elsi Levendit dhe Alesio Berberit.
 
Bëhet fjalë për 5 celulare që secili kushton rreth 2 mijë euro dhe që e kanë vështirësuar përgjimin e policisë. Veç tre të arrestuarve dhe një i katërt u shpall në kërkim si autorë të vrasjes së Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në kryeqytet.
 
Pasi kanë marrë porosinë përmes personit që koordinonte grupin, ata janë vënë në ndjekje të Jurgen Kurtit duke vëzhguar çdo lëvizje të tij. Dyshohet se ata e kanë ndjekur edhe në lokalet e natës që frekuentonte Kurti gjatë periudhës para vrasjes poshtë shtëpisë.
 
Grupi ka vëzhguar zonën për të parë se ku kishte kamera dhe nga ku mund të largoheshin pas kryerjes së vrasjes. Në fund kanë gjetur si vend të përshtatshëm pikërisht rrugicën para pallatit, e cila i mundësonte daljen e shpejt në rrugë kryesore, ndërkohë që mungonin edhe kamerat.
 
Gjatë dy javëve ata e kanë ndjekur Kurtin, ndërsa gjetën momentin për t'a vrarë mbrëmjen e 18 marsit për të goditur, në një orar që në zonë nuk ka shumë lëvizje. 
 
Të ndaluar për vrasjen e Jurgen Kurtit
-Esli Levendi 21 vjeç
-Alesio Berberi 33 vjeç
-Olsi Qalliaj, 22 vjeç
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 23:52

ICTS Albania, kompania që është e kontraktuar nga Tirana International Airport (TIA) për sigurinë e aeroportit ka punonjës të paçertefikuar. Deklarata është bërë nga Shemsi Prençi në studion e emisionit Opinion.

Postuar: 22/04/2019 - 23:31

Admir Murataj u vra nga policia apo nga vetë grabitësit?

Postuar: 22/04/2019 - 23:25

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se nesër priten reshje të dobëta dhe era do të fryjë e leht

Postuar: 22/04/2019 - 22:54

Një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen e Rinasit ka luftuar në Afganistan.

Postuar: 22/04/2019 - 22:47

Debatet në studion e emisionit Opinion vijnë pas arrestimeve të fundit të autorëve të grabitjes s

Postuar: 22/04/2019 - 22:42

Ajo që dihet deri tani është se sipas raportimeve të bankave shuma e grabitur në 9 prill është rr

Postuar: 22/04/2019 - 21:26

Analizti Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News deklaroi se nëse