
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Hetimet të përqendruara në dy pista, hakmarrja dhe prishja e pazareve në biznes

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Mars 2019

Kur kanë kaluar gati 24 orë nga atentati mafioz, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Jurgen Kurti, i njohur dhe si menaxheri i VIP-ave, policia dhe grupi hetimor janë duke mbledhur provat për zbardhjen e ngjarjes. Në vendngjarje mëngjesin e djeshëm kanë shkuar sërish uniformat blu për të rindërtuar edhe njëherë skenën e krimit dhe sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë që mund të hedhin dritë mbi autorët e ngjarjes. Dy janë pistat që po hetohen nga grupi i punës për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi dy vite më parë ai u akuzua për vrasjen e Agim Arapit, një tregtari në Durrës. Policia e Tiranës dhe e Durrësit ka shoqëruar rreth 10 persona për ti marrë në pyetje ku shumica e tyre ishin të afërm të familjes Arapi. Por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një pistë tjetër është edhe ajo e prishjes së pazareve në biznes. I riu ishte një biznesmen i fuqishëm në kryeqytetet, ku kishte të regjistruara në QKR 10 biznese. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës dhe po e ka dërguar atë në laboratorin e ekspertizës për të parë me personat që ka komunikuar dhe nëse ka apo jo konflikte me persona të tjerë. Uniformat blu po hasin vështirësi në hetime për shkak se në zonë mungojnë kamerat e sigurisë. Mësohet se në momentin e ekzekutimit, në rrugë kanë qenë 4 mjete në lëvizje. Sipas një dëshmitari, plumbat kanë ardhur nga një makinë Mercedes-Benz C Class. Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja dhe mendohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri. Autorët kanë studiuar lëvizjet e viktimës dhe vrasja ka qenë e mirëmenduar. Grupi hetimor dyshon se Kurti u ekzekutua nga dera e pasme e një automjeti në lëvizje, i cili më pas mundi ti shpëtojë ndjekjes së policisë i ndihmuar edhe nga errësira. Grupi hetimor dyshon se Kurti u ekzekutua nga dera e pasme e një automjeti në lëvizje, i cili më pas mundi ti shpëtojë ndjekjes së policisë i ndihmuar edhe nga errësira. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:20 minuta në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit 'Selman Stërmasi'. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t'u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend. Autorët duket se e kishin ndjekur duke kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në fund i bënë pritë poshtë banesës duke e vrarë. Ai jetonte së bashku me motrën dhe nënën në të njëjtën banesë që vrau të atin pak vite më parë. Grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje dhe familjarët e 26-vjeçarit, për të mësuar nëse ai ka pasur konflikte apo jo.
Vjollca Arapi mohon të ketë lidhje me ngjarjen
Menjëherë pas atentatit mafioz që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së hënës, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari, policia shoqëroi në komisariat personat që kishte konflikt i riu. Për gjashtë orë ka dëshmuar për policinë e Durrësit Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit i cili u vra në vitin 2016 dhe ku dyshohej se pas kësaj ngjarje ishte Jurgen Kurti. Dëshmia e saj u mor, menjëherë pas ekzekutimit të 26-vjeçarit, ndërsa bashkë me të u morën në pyetje edhe persona të tjerë që kishin njohje me Arapin. Vjollca Arapi ka deklaruar se ajo dhe familja e saj nuk kanë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit dhe se ngjarjen e ka mësuar në media. “Pavarësisht gjyqeve të ndjekura për zbardhjen e vrasjes se bashkëshortit tim, unë nuk dëshiroja vrasjen e askujt dhe se çdo gjë ia kisha lënë drejtësisë në dorë”, tha gruaja. Vjollca gjithashtu tha se djemtë e saj ndodhen jashtë vendit, duke përforcuar edhe njëherë mendimin se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkaq policia ushtroi kontroll të imtësishëm në banesë, por pa gjetur asnjë material komprometues. Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, madje ai është ndaluar dy herë nga policia, për dy vrasje të ndryshme, njëra prej të cilave ajo e të atit. Më konkretisht në vitin 2016, ai së bashku me dajën e tij Leonard Ristani, u arrestuan për vrasjen e babait, Artur Kurti. Mirëpo në vijim të hetimeve edhe për shkak se daja mori përsipër fajësinë, i riu u lirua. Ndërkohë në vitin 2017, ai u ndalua në vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Jurgeni u akuzua se bashkë me vjehrrin e tij Konstandin Ekonomi dhe vëllanë e këtij të fundit Kujtim Ekonomi, pas konfliktit me Arapin për motive pronësie, ky i fundit mbeti i vrarë.
Elvis Myrta
Më të lexuarat


E rëndë/ I riu shqiptar ndërron jetë pas një aksidenti tragjik në Itali (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Fqinji që tentoi të ndihmonte nënën dhe dy vajzat rrëfen momentet e tmerrshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Ndahet nga jeta ish-Presidenti Bujar Nishani, Osmani dhe Kurti mesazh ngushëllimi

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Vrau burrin me sqepar në gjumë, rrëfehet 65-vjeçarja nga Kurbini: Më detyroi të bëja...

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

“Vranësira dhe...”/ Çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë orëve në vijim
