BREAKING NEWS

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ FNSH i rrethoi shtëpinë, Fatmir Kolecaj s’pranoi të dorëzohej, qëlloi në mënyrë të befasishme me armë e plagosi një efektiv

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ FNSH i rrethoi shtëpinë,
x

Aktualitet

Ekzekutimi i të riut te “Astiri”, ja çfarë fiksuan kamerat e sigurisë pas krimit

Ekzekutimi i të riut te “Astiri”, ja çfarë

Një djalë i ri u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e “Astirit”.28-vjeçari Vilson Tafçiu u ekzekutua pranë një lokali, teksa ndodhej nën shoqërinë e dy personave, ndërkohë që mësohet se në mars të vitit 2018 ishte arrestuar në Francë për trafik droge.

Pas qëndrimit për disa muaj në paraburgim, ai ishte deportuar dhe qysh prej nëntorit, ka jetuar në Belgjikë. I riu i cili njihej edhe si Vilson Ndoka, kishte ardhur në zonën ku ndodhi krimi pasi pak ditë më parë i kshte vdekur gjyshja.

Teksa dyshohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me të kaluarën dhe konfliktet në dy shtetet ku ka jetuar, kamerat e sigurisë së bizneseve përreth kanë fiksuar dy makina, teksa largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.Njëri nga drejtuesit e dy mjeteve është shoqëruar dhe gjatë marrjes në pyetje ka thënë se ka ikur me shpejtësi pasi ka dëgjuar të shtënat.

Makina e autorëve, mendohet se është mjeti tjetër me ngjyrë të zezë “Golf 6”, prej të cilës nuk ka gjurmë.

Paraprakisht dyshohet se të riun dibran e kanë thirrur në emër dhe më tej e kanë qëlluar duke e vrarë.