Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i Bujar Çelës në Elbasan, flet pronari i lokalit ku ndodhi krimi: Dëgjova zhurma, dola dhe pash...(VIDEO)

Ekzekutimi mafioz i Bujar Çelës në Elbasan, flet pronari i

Pas atentatit misterioz ndaj Bujar Çelës mëngjesin e sotëm, ka folur për mediat pronari i lokalit në Elbasan ku ndodhi ekzekutimi.

Teksa  pastron vendin nga gjaku i viktimës, pronari i lokalit shprehet për mediat se Bujari pinte kafen çdo mëngjes në lokalin e tij.

Ai thotë se e njihte për njeri shumë të mirë dhe që nuk i bënte keq askujt.

“Unë isha prapa banakut. Dëgjova krismat kur ndodhi ngjarja, dola dhe pash që u larguan”, thotë pronari i lokalit.

Bujar Çela sipas dëshmitarëve që kanë folur për mediat, u vra për shkak të aktivitetit kriminal të vëllait të tij Talo Çela, një person i kërkuar nga drejtësia për disa vrasje në qytetin e Elbasanit.