Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekzekutimi në Vlorë, Policia publikon pamjet si u kap autori pas një orë ndjekjeje (VIDEO)

Video: 

Postuar: 09/11/2018 - 17:39

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së kreut të njësisë administrative në fshatin Kot të Selenicës.Autori i dyshuar, 44-vjeçari nga fshati Gumenicë është arrestuar pas afro një orë ndjekje

 
Në fshatin Kotë, rreth orës 14:55, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.
 
Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin e ngjarjes shtetasin Admir Delaj i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij.
 
Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.
 
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.
 
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).
 
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.
 
Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 
Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/03/2019 - 11:45

Gjatë vizitës së “Ftesë në Pesë” në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, kreu i saj, Baba Mondi tregoi të gjitha ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës së Festës së Sulltan Nevruzit, madje hyr

Postuar: 22/03/2019 - 11:19

Ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, i cili u arrestua pas protestës së d

Postuar: 22/03/2019 - 10:27

Detaje të reja kanë dalë lidhur me djegien e një makinës tip 'Benz' mbrëmjen e djeshme në

Postuar: 22/03/2019 - 10:15

Analisti i njohur Baton Haxhiu akuzoi mbrëmjen e djeshme presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeminist

Postuar: 22/03/2019 - 09:40

Drejtoria e Tatimeve u bën thirrje tatimpaguesve të dorëzojnë brenda datës 31 mars 2019 deklaratë

Postuar: 22/03/2019 - 08:54

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë botën.

Postuar: 22/03/2019 - 08:35

 “Së pari dua të bëjë një tërheqje nga ajo goditja poshtë brezit që i bëra Dashit.