BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Aktualitet

Ekzekutoi vëlla e motër, zbardhen detaje për ngjarjen që tronditi opinionin publik, RENEA e FNSH aksion me dron në Rrëshen, ja ku janë strehuar tre vajzat e mitura të viktimës

Ekzekutoi vëlla e motër, zbardhen detaje për ngjarjen që

Prej mbrëmjes së djeshme policia po kreh gjithë zonën e Rrëshenit për kapjen e Fatmir Kolecajt, i cili ekzekutoi me breshëri automatiku ish-bashkëshorten dhe vëllain e saj. Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar ka publikuar foton e Kolecajt dhe jep 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit të krimit të dyfishtë në Rrëshen.

Forcat RENEA dhe FNSH vijojnë aksionin në Mirditë, për kapjen e autorit të krimit të dyfishtë, që tronditi vendin mbrëmjen e kaluar, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-nusen e tij, Esmeralda Filopati, dhe vëllanë e saj, Vledison Filopati.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” nga vendngjarja, ku tha se policia po kreh gjithë zonën e Kodër Rrëshenit, si dhe po kryen kërkime me dron. Sipas gazetarit Ndreka, famlijarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa kanë strehuar edhe tre vajzat e mitura të viktimës (Esmeraldës).

Kjo e fundit ishte dhunuar disa herë nga bashkëshorti para divorcit, ndërsa disa herë kishin qenë prezentë edhe tre fëmijët e saj, ku kishin parë teksa i ati iu dhunonte mamanë me sende të forta.