BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Aktualitet

Ekzekutuan kushëririn e tyre pas konfliktit për pronën, gjykata dënon me 37 vite burg babë e bir në Gjirokastër

Ekzekutuan kushëririn e tyre pas konfliktit për pronën, gjykata

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 37 vite burg Et’hem dhe Dino Muhajn, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Alket Muhaj. Babë e bir janë shpallur fajtorë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj, ndërsa ndaj tyre u ngritën 3 akuza penale. Babë e bir ishin në masën “arrest shtëpie” pas vendimit të dhënë nga gjykata më 4 qershor të këtij viti, pasi kishin kaluar afatet e qëndrimit në paraburgim. Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie duke parë se prezentë në dhënien e vendimit kanë qenë familjarë të dhe afërm nga të dy familjet. Më parë prokurori i çështjes Julijan Cafka në pretencën e tij, pati kërkuar nga 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj për kryerjen e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vjet burg për secilin për armëmbajtje pa leje dhe municione dhe nga 1 vit burg për mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve ku në total shkon nga 30 vjet burg për secilin. Por me aplikimin e nenit 55/1 të Kodit Penal për caktimin e një dënimi të vetëm Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi nga 27 vite burgim për Et’hem dhe Dino Muhajn. Pas shqyrtimit të të dhënave nga prokuroria dhe fjalës së mbrojtjes për të pandehurit, gjykatësja e çështjes Blerta Cibuku ka dhënë vendimin final për këtë ngjarje që tronditi në shtator të 2018 fshatin Rabije dhe mbarë zonën. Gjykatësja Cibuku ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho.

Hetimet

Viktima Alket Muho, u përfol se ishte informator i policisë, sa i takon parcelave më kanabis të mbjella në Gllavë, fshati më i afërt me fshatin Rabije, vendin ku u vra. Ky informacion nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht. Nga ana tjetër, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, për zbardhjen e ngjarjes, thuhet se shkak i kësaj vrasje është problemi me tokën që këta persona kishin pasur më parë, ndërsa në fillim janë hetuar edhe dyshimet e drogës, por të cilat nuk kishin nxjerr asnjë të dhënë për zbardhjen. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie. Nga tërësia e veprimeve hetimore, dyshohet se dy autorët e kanë vrarë 43-vjeçarin, për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve. Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor, duket se një nga provat e përdorura nga prokuroria, është fakti se Hetem Muho është pronar i një arme e llojit çifte, që e kishte deklaruar të vjedhur një ditë pas vrasjes. Ajo armë nuk u gjet, ndërsa kishte dyshime se ishte përdorur për ekzekutimin e 43-vjeçarit. Në bazë të ekspertizës së bërë kufomës, rezulton se Alket Muho është vrarë nga dy armë, pasi ka plagë plumbi kallashnikovi dhe çifte. Prokuroria vuri para drejtësisë dy të arrestuarit, për tre vepra penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Më të lexuarat