BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Aktualitet

Elbasan/ Infektohet një tjetër zyrtar i lartë me koronavirus në drejtorinë e policisë (Detajet)

Elbasan/ Infektohet një tjetër zyrtar i lartë me koronavirus

Një tjetër rast pozitiv me koronavirus u regjistrua ditën e sotme në rradhët e zyrtarëve në drejtorinë e policisë në Elbasan.

Ai është shefi i policimit në komunitet, rreth 40 vjeç duke e çuar numrin total të të infektuarve në këtë drejtori në 4.

Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe drejtori i Policisë së Qarkut.

Rasti i katërt është renditur në rrethin e Beratit aty ku dhe ka banimin 40-vjeçari.

Ai në testin e parë rezultaoi negativ. Ditën e sotme Shqipëria shënoi shifra rekord që prej fillimit të pandemisë ku u regjistruan 117 raste të reja dhe 2 viktima.

Më të lexuarat