Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Emiljano Shullazi dhe grupi i tij kërkesë KPK dhe OMN: Të shkarkohet gjyqtarja Saida Dollani

Postuar: 13/06/2019 - 07:38

Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i kanë bërë dje një kërkesë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ku i kërkojnë që të shkarkojnë gjyqtaren, Saida Dollani. Në letrën e firmosur nga Blerim Shullazi, Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela theksohet se Gjyqtarja e Krimeve të Rënda ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën themelore të mbrojtjes nga një avokat. Sipas tyre, Dollani ka shfrytëzuar autoritetin e saj si kryetare e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe jo vetëm ka shkelur ligjet për procedurat e krijimit të trupës gjykuese, por edhe ka ushtruar presion mbi gjyqtarët që shqyrtojnë kërkesat për përjashtimin e saj. Teksa theksojnë se edhe çështja e tyre s'ka filluar të gjykohet, ndonëse janë zhvilluar 11 seanca, në dokumentin 10 faqesh, grupi Shullazi ka listuar një sërë shkeljesh ligjore, sipas tyre, nga ana e gjyqtares, dhe kërkojnë nga ONM dhe KPK që të nisin hetimet. Kërkesa e tyre përfundon duke ngritur dyshime mbi motivet që kanë çuar sipas tyre, kryetaren e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, të "insistojë" që të marrë me çdo kusht shqyrtimin e kësaj çështje. Ata theksojnë se një insistim i tillë vjen me qëllim që Dollani të marrë rolin e "heroit", për të "marrë merita shtesë ose për të kompensuar të metat e saj", aq më tepër kur pas pak kohësh pritet që të përfshihet në procedurat e Vettingut. “Me veprimet e saj insistuese përtej arsyes dhe kërkesës së ligjit, gjyqtarja ka krijuar dyshime thelbësore se motivimi i saj nuk është thjeshtë kryerja e detyrës, por marrja e një pozicioni “heroiko-stoik”, duke synuar të jetë me çdo kusht gjyqtarë në këtë çështje, ku të pandehurit gjerësisht dhe në cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë janë stigmatizuar tashmë si element me ngarkesë të fortë kriminale. Mesa duket gjyqtarja në fjalë, në një kohë kur është në pritje të përfshihet në procedurat e vetingut, synon të marrë “merita” shtesë, apo të kompensojë mangësi të tjera, duke marrë flamurin e deklarimit fajtor dhe dënimit përfundimtar të të pandehurve në këtë çështje. Çka na krijon dyshime serioze se ajo jo vetëm ka paragjykuar çështjen, por e ka paragjykuar atë në kurriz të të pandehurve e të drejtave të tyre për një proces të drejtë dhe të rregullt ligjit”, thuhet ndër të tjera në letër.

Dënimi në Shkallën e Parë

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtor nga Shkalla e Parë për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale sipas gjykatës është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i prokurorisë, ka rezultuar se, ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera. Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës”. Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare. Ndërkohë Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga gjykata për kërcënimin e bërë ndaj dekanit Mynyr Koni dhe rektorit Dhori Kule. Referuar pretencës së prokurorisë, Konit i është afruar një makinë e zezë, ata kanë hapur xhamin dhe e kanë ftuar që të futej në makinë. Pasi është futur në makinë, i kanë thënë se duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni dhe gara. Ky deklarim i dekanit, mbështet nga veprimi i tij për të dhënë dorëheqjen, kohën dhe momentin që e ka bërë. Por kërcënimit për shkak të detyrës, nuk i ka shpëtuar as rektori Dhori Kule. Sipas prokurorisë, këtij të fundit, i kanë dalë para 3 makina me xhama të zinj, ku dikush i kishte thënë se nuk duhet të ndalonte Konin të jepte dorëheqjen. Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij u dënuan në nëntor të 2018 me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Pas 50 seancash gjykata dënoi me 14 vite burg Emiljanon Shullazin, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 12:17

Pas përplasjeve të Kamzës, ditën e sotme përplasje janë shënuar edhe në qytetin e Kavajës e Burrelit. Në Burrel mësohet se ka edhe të plagosur. Policia është përplasur fizikisht me qytetarët në KZAZ-në nr.16.

Postuar: 19/06/2019 - 11:57

Situatë e tensionuar raportohet në të gjitha bashkitë e drejtuara nga opozita në mbarë vendin.

Postuar: 19/06/2019 - 11:41

Një situatë kaotike ka mbizotëruar sot në bashkitë e drejtuara nga PD-ja pasi militantët po përpl

Postuar: 19/06/2019 - 10:48

Tre të rinj shqiptarë u arrestuan, ndërsa rezultonin në kërkim në kuadër të një operacioni të kod

Postuar: 19/06/2019 - 10:42

Një efektiv policie ka rënë pa ndjenja sot në ambientet e KZAZ në Kamzës, ku ka pasur përplase me