BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Emiljano Shullazi prej 4 muajsh në sitën e Prokurorisë dhe SHISH, dalin në dritë përgjime e kërcënime! A do ta mbrojë dot Saimir Tahiri?!

Emiljano Shullazi prej 4 muajsh në sitën e Prokurorisë dhe
Shoqërimi në polici i Emiljano Shullazit duket se ka trazuar frikshëm ujërat e zënë vend prej kohësh. Teksa, në fakt, pritej lirimi i tij pasi nuk kishte prova për kërcënimin e kandidatit Mynyr Koni për rektor të UT, ngjarja ka marrë rrjedhë krejt tjetër, dhe Shullazi është në qorrsokak. Jo pak, por prej katër muajsh Prokuroria dhe SHISH kanë nisur hetimet ndaj personit të njohur për drejtësinë shqiptare, duke nxjerrë jashtë loje policinë dhe dëshminë e biznesmenit. Të dhënat e mbledhura i kanë shërbyer Prokurorisë të çojë në qeli personin, duke ditur se akuza më të rënda do të rëndojnë mbi të. 
Pak më shumë se 1 orë e 30 minuta pas shoqërimit të Shullazit, (në orën 21:20) kryeprokurori Adriatik Llalla ka thirrur në një mbledhje urgjente kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako, kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, atë të Tiranës, Petrit Fushaj, dhe kreun e Policisë së Tiranës, Ervin Hodo.
 
Në këtë takim urgjent, Llalla u ka komunikuar atyre se ndaj Emiljano Shullazit, prej më shumë se 4 muajsh kishin nisur hetimet pas marrjes së disa denoncimeve. Ky komunikim ka lënë pa fjalë dhe të habitur krerët e policisë, të cilët mësohet se nuk kanë qenë në dijeni të këtij hetimi, pasi ishin përjashtuar nga vetë Prokuroria, nga frika e dekonspirimi të hetimeve, pas dyshimeve se një gjë e tillë kishte ndodhur më parë.
 
Gjatë takimit është shpjeguar se në këtë hetim kishte marrë pjesë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, që kishte përgjuar biseda e telefonata të Shullazit.
 
Dëshmitë kundër Shullazit
 
Dy janë dëshmitë kryesore që kanë çuar Shullazin në pranga për disa akuza, si ato të gjobëvënies, kërcënimeve, etj. Dëshmia e biznesmenit Arjan Ziko ka qenë prova kryesore e Prokurorisë. Zikos më 13 mars i është vënë eksploziv në garazhin e tij, ngjarje që ka qenë një paralajmërim për të. Kjo ka bërë që ai t’i drejtohej Prokurorisë.
 
“Emiljano Shullazi më kërkoi takim. Dikush më erdhi dhe më tha se Emiljano po pret ta takosh. Kohë më parë kam blerë një parking prej 1200 metrash katrorë. Emiljano më tha ose blije sërish me çmimin e tregut të sotëm ose do të të vras. E kam takuar 4 herë Shullazin, por nuk kam pranuar”, ka thënë Ziko për Prokurorinë.
 
Kjo është prova kryesore e institucionit të akuzës. Pas kësaj dëshmie, biznesmeni Ziko mësohet se është larguar nga Shqipëria për shkak të frikës. Por jo vetëm kaq. Shërbimi Informativ Shtetëror mësohet se ka siguruar prova, përgjime telefonike dhe ambientale, për të paktën 4 gjobëvënie të Shullazit ndaj 4 biznesmenëve ndërtimi. Mësohet se të gjithë kanë paguar gjobat e vëna, ndërsa nuk kanë pranuar të dëshmojnë.
 
Por Prokuroria ka marrë si prova përgjimet dhe informacionet e siguruara nga SHISH. Këto kanë qenë provat që kanë lënë pa fjalë krerët e Policisë së Shtetit të cilët kanë marrë në dorë urdhrat e arrestimit të lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Bledar Shullazin. Policisë i ka mbetur vetëm që t’u komunikojë të ndaluarve faktin se tani ishin të arrestuar, duke i lënë edhe vetë ata të habitur dhe të zënë në grackë brenda ambienteve të Policisë së Tiranës.