BREAKING NEWS

Ishte infektuar me koronavirus, humb jetën elektricisti 28-vjeçar nga Shkodra, OSHEE mesazh ngushëllimi: Virusi s’njeh moshë, aq më tepër profesion

Ishte infektuar me koronavirus, humb jetën elektricisti 28-vjeçar
x

Aktualitet

EMRAT/ Nga krijimi organizatës kriminale te rrëmbimi i personit, OFL iu 'troket' në derë dhe iu dërgon ultimatum 4 personazheve të botës së krimit: Deklaroni pasuritë ose…

EMRAT/ Nga krijimi organizatës kriminale te rrëmbimi i personit, OFL

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin e verifikimit të pasurive me tre të “fortët’ e Durrësit dhe një në Tiranë të dënuar për vepra të rënda penale.

Dy prej personazheve të botës së krimit janë dënuar për veprat penale të “krijimit të organizatës kriminale”, “vrasje me paramendim” dhe “rrembin ose mbajtjen peng e personit”.

Bëhet fjalë për “Endrit Dokle, Hekuran dhe Fatbardha Hoxha (motër e vëlla), Tedi Hoxha

Sipas OFL-së: “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”.

Njoftimi i OFL

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Endrit Dokle, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale;

Hekuran Hoxha, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Fatbardha Hoxha, banuese në Durrës, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Tedi Hoxha, banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Më të lexuarat