Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Emrat/Aksion blic në Lezhë, arrestohen 5 persona, mes tyre një vrasës (Video)

Postuar: 15/11/2018 - 10:37

Sekuestrohen armë dhe drogë, në pranga 2 poseduesit e tyre. Ndërkaq, kapen e ndalohen  dhe 3 shtetas të dënuar me masë sigurie "Arrest me burg" që ishin në kërkim.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

- Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit "Blow Mini" dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Vepra penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake"

- Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje. Vepra penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta"

Gjithashtu, falë një pune operative dhe profesionale të mirëorganizuar, u ndaluan shtetasit në kërkim:

- Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi  Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale " Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes" dhe " Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit" . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

- Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi  Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar  për veprën penale " Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik". Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  nga forcat policore të Kurbinit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 13:56

Teksa Tirana është paralizuar sot nga protesta e studentëve, në Shkozë situata është krejt ndryshe.

Postuar: 11/12/2018 - 13:51

“Jam i gatshëm të takohem ku të doni. Madje edhe te Blendi Fevziu”.

Postuar: 11/12/2018 - 13:28

Policia e Divjakës ja arrestur një shtetas pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Postuar: 11/12/2018 - 13:19

Përplasje virtuale mes Ilir Babaramos e Rudina Xhungës.
 

Postuar: 11/12/2018 - 13:19

Protestës së sotme të studentëve që po zhvillohet përpara ministrisë së Arsimit i janë bashkuar d

Postuar: 11/12/2018 - 13:14

Janë me mijëra studentë, gjimnazistë por dhe qytetarë që janë solidarizuar dhe vijojnë rezistencë

Postuar: 11/12/2018 - 13:08

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar sërish protestën masive të studentëve, duke parala