BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Aktualitet

Emri/ E kërkonte Interpoli, kapet nga forcat speciale në Durrës 28-vjeçari rus i shumëkërkuar. Ja akuzat e ngritura ndaj tij

Emri/ E kërkonte Interpoli, kapet nga forcat speciale në Durrës

Një 28-vjeçar rus, i kërkuar nga drejtësia gjermane për trafikim të narkotikëve, është arrestuar këtë të shtunë në Durrës. Denis Borisov ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane,  pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

“Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden,Gjermani.

Kapet në Durrës, një shtetas rus i shumëkërkuar nga drejtësia gjermane, për trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë edhe shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët gjermanë, FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Kempten”.

Si rezultat i këtij operacioni, në ambientet e  një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit, u arrestua nga FAST Albania, shtetasi D. B., 28 vjeç, lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane,  pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë”-njofton policia.