BREAKING NEWS

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e
x

Aktualitet

EMRI/ KPA hedh poshtë ankimin, përjashton për 15 vite nga sistemi i drejtësisë ish-gjyqtarin e Apelit në Durrës

EMRI/ KPA hedh poshtë ankimin, përjashton për 15 vite nga sistemi

Ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit do të qëndrojë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për përjashtimin e tij për shkak të korrupsionit.

Madje Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Petraq Dhimitrin me tre vite burg për korrupsion, por ish-gjyqtari përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar. 

'Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.41/2020, datë 21.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Petraq Dhimitri, kundër vendimit nr. 271, datë 06.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 271, datë 06.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petraq Dhimitri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 23.11.2020.'-thuhet në njoftim.

Më të lexuarat