BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Gossip

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i surprizojnë të gjithë dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për duet

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i surprizojnë të gjithë dhe

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar që nuk ngurrojnë asnjëherë ta shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ata po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 Genci i bëri një super propozim në Plavë këngëtares.

Së fundmi, duket se çifti ka menduar ta çojë në një stad tjetër marrëdhënien e tyre, pasi së shpejti kemi dasmë.

Sipas “Panorama Plus”, ata kanë planifikuar të martohen në vjeshtë, në një ceremoni tejet private, përtej faktit se jemi ende në kohë pandemie.

Madje, raportohet se dyshja ka kohë që bashkëjetojnë në Prishtinë dhe dasma do të jetë thjesht një simbolikë dhe festë për miqtë.

Vetë këngëtarët nuk kanë deklaruar asgjë rreth kësaj teme së fundmi, por ne mezi po presim të dimë se ç’po ndodh.