BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Enti i Banesave hedh në gjyq banorët e pallateve të VEFA, kreditorët kërkojnë anulimin e kredisë

Enti i Banesave hedh në gjyq banorët e pallateve të VEFA,

As me shtëpi, as të pastrehë. Kanë statusin më të veçantë të banorëve të Tiranës. Si kreditorë të firmave piramidale ku kanë lënë peng shtëpitë, janë strehuar në kompleksin e banesave të VEFA-s me një vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës në 2004-n. Janë 54 familje që i paguajnë kredi të përmuajshme Entit Kombëtar të Banesave, i cili përfundoi punimet e nisura nga firma rentiere VEFA në kompleksin e banimit në rrugën “Gjergj Legisi” Laprakë, me fondet e krijuara nga shitja e aseteve të VEFA-s dhe Fondacionit Populli. Familjet që dolën të pastreha nga humbja e shtëpive në këto ‘piramida’, janë futur në bllokun e banesave të VEFA-s pas kolaudimit të tyre nga EKB dhe mbi bazën e një vendimi qeverie që parashikonte privatizimin e këtyre banesave pas shlyerjes së kredisë prej 1.8-2.2 milionë lekë të reja, në varësi të sipërfaqes së apartamentit të përfituar. Por sot këto familje nuk janë më në gjendje të paguajnë kreditë e tyre.

Ministria e Transporteve dhe Enti: Duhet të paguani

54 familjet kanë kërkuar përmes letrave në institucione, anulimin e kredisë dhe faljen e shtëpive. Autorizimi që ata kanë marrë në 2004 nga Bashkia merre fuqi vetëm me shlyerjen e kredisë, pas së cilës kanë të drejtë të bëhen pronarë të këtyre banesave. Por përgjigjet që kanë marrë nga të gjitha anët kanë qenë ose përcjellëse, ose negative. Drejtoria e Politikave të Strehimit në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit i shkruante zv.kryetarit të Bashkisë Panariti në shkresën e datës 17.7.2012 se “MPPT harton politika kombëtare për strehimin dhe nuk ka kompetenca për trajtimin e rasteve të veçanta”. Dhe më pas i kujtonte ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ku strehimi është një funksion i organeve të qeverisjes vendore dhe se është Bashkia ajo që i ka të gjitha mundësitë të ndihmojë familjet në nevojë nën juridiksionin e saj, qoftë edhe me ndihmën e donatorëve. Për pafuqi kompetencash është shprehur edhe ish zv kryetari i bashkisë, Panariti në shkresën me nr. protokolli M-6811 në të cilën i përgjigjet qytetares M. Xhunga se kërkesa për faljen e banesës në të cilën jeton në pronësi të ish-firmës VEFA nuk mund të trajtohet pasi bashkia nuk ka tagër ligjor për këtë, por se përmes ZNJQ-së i ofron ndihmën e plotë ligjore për të përfituar të drejtën e pretenduar. Edhe Enti Kombëtar i Banesave është shprehur me shkrim se “nuk ka hapësirat e duhura ligjore për të bërë të mundur faljen e apartamenteve tuaja. Apartamentet në objektet e Vefa-s u dhanë me kredi për një afat 15-vjeçar, ndërsa garazhet janë shitur. Banorët kanë kërkuar informacion, pasi bëhet fjalë për një pasuri që nuk i takon shtetit, as ndonjë firme private, por i takon kreditorëve të firmave piramidale. Për shitjen e tyre, drejtori i EKB, Ilirjan Proko u është përgjigjur në shkresën e datës 28.10.2011, se vlera e grumbulluar nga shitja e tyre, i ka kaluar Grupit Mbikqyrës në firmat piramidale pranë Ministrisë së Financave. Kjo përgjigje kontraston me përgjigjen e dhënë nga Ministria e Transporteve më 6.7.2012 e cila në një tjetër letër për qytetaren iniciuese Meto Xhunga, një e moshuar pak më e re se kryefamiljaret e tjera, thotë se mënyra e shlyerjes së kostos së banesës përcaktohet në Udhëzimin nr.3. dt.22.5.2006 “Për kriteret dhe rregullat e privatizimit të apartamenteve të ndërtuara me fondet e ish-fondacioneve për familjet që kanë humbur banesat nga rënia e skemave piramidale”. Ky udhëzim ka dalë në zbatim të VKM nr.792, dt.26.11.2003 “Për përdorimin e fondeve të ish-fondacioneve për ndërtimin e apartamenteve për kreditorët që kanë humbur banesat nga rënia e skemave piramidale”. Ku kanë shkuar pagesat: Tek Grupi Mbikqyrës i Firmave Piramidale apo tek EKB për ndërtim banesash?...Edhe në shkresën me nr.4559, dt. 2.11.2011 Ministria e Punëve Publike dhe Transportit i përgjigjej kryetarit të Njësisë Bashkiake nr. 11 Haki Mustafa se “Çdo e ardhur tjetër nga shitja e banesave të depozitohet në një llogari të veçantë të EKB-së për vazhdimin e investimit në banesa për këtë kategori.” Ndërsa përgjigja përfundimtare e ministrisë ka qenë se “Nuk ekziston asnjë hapësirë ligjore që këto familje të përfitojnë falas banesat”. Më së fundi, në një letër në formë peticioni, familjet i janë drejtuar edhe një herë më 26 shkurt 2013 kryebashkiakut Basha. Në këtë letër, ata e vënë në dijeni se EKB i ka paralajmëruar se do t’i nxjerrë jashtë, në kushtet që nuk po paguajnë kreditë. Por letra që ka përfunduar në kutinë e kuqe, ka mbetur pa asnjë përgjigje...
 
Familjet, në kushte më të rënda ekonomike se atëherë kur u strehuan

Banorët e bllokut të banimit të VEFA-s arritën të strehohen sepse plotësonin një sërë kriteresh. Humbja e shtëpive në firmat piramidale ishte një kriter, por vetëm kaq nuk mjaftonte pasi numri i qytetarëve që humbën shtëpitë në skemat mashtruese, ishte shumë i madh. 54 familjet kapën kriteret ekonomike dhe shëndetësore për të përfituar strehim. Një nga banoret, Meto Xhunga, thotë: “Të gjitha familjet që u strehuan këtu, kishin vështirësi ekonomike, kishin persona me raport mjekësor si dhe jetonin në kushte johigjienike.” Por pas gati 10 vjetësh, gjendja e tyre është edhe më e vështirë se kur hynë në këto shtëpi. Çiftet janë moshuar dhe sëmundjet janë shtuar. Ky bllok banesash i ngjan një azili pleqsh dhe grash kryefamiljare që kanë rritur fëmijë jetimë , njëherësh i ngjan një spitali pasi nga çdo familje ka persona me raport, të paaftë për punë. Banorja Meto Xhunga thotë: “Kemi paguar deri tani 3.3 milionë lekë të vjetra nga kredia prej 22 milionë lekësh. Prej tri vitesh nuk e paguajmë më, se nuk kemi ku t’i gjejmë 95 mijë lekë (të vjetra) në muaj. Unë jam me 75 mijë lekë pension, djalin dhe nusen i kam të sëmurë. Ne do të kishim vdekur urie me kohë, po të mos na jepte ndihma ushqimore dhe 25 mijë lekë në muaj për të paguaj dritat dhe ujin Kisha Ungjilli i Krishtit”. Gruaja e moshuar tregon se ka paraqitur edhe dokumentet e ndihmave nga kisha në Këshillin Bashkiak. Një vizitë në apartamentet e bllokut VEFA na dëshmoi se gjendja ekonomike e këtyre familjeve është vërtet e dobët. Gratë e moshuara na treguan frigoriferët bosh... Megjithëse me një VKM të majit 2006, kredia u përgjysmua nga 7% në 3.5% pasi u pa se ishte e lartë, përsëri këto familje nuk munden ta shlyejnë. Familjet e strehuara në tri seksionet A, B dhe C të bllokut VEFA nuk po i paguajnë më kreditë. Pas kësaj, po u vijnë fletët për gjyq nga Enti Kombëtar i Banesave. “Nuk na i sjellin njëherësh fletët e gjyqit, por i sjellin ca e nga ca, dy e nga dy, në mënyrë që të mos merret vesh dhe të mos organizohemi”, thonë banorët.
 
Banorët e pallateve VEFA: Shtëpitë u ndërtuan me lekët tona të futura tek VEFA

Banorët pretendojnë që shtëpitë e ish-VEFA-s të bëhen të tyret, si kreditorë të saj. Ata kanë kundërshtuar të vazhdojnë të paguajnë kredinë mujore për Entin Kombëar të Banesave, pasi sipas tyre, këto banesa janë ngritur me fonde tërësisht të firmës rentiere dhe se Enti Kombëtar i Banesave nuk ka shtuar asnjë fond për përfundimin e tyre. “Jemi strehuar që në gusht 2004 me luftë të madhe pas shumë protestash dhe grevës së urisë së grave, thonë banorët. -Pallati ishte ngritur dy kate nga vetë kompania VEFA. Me rënien e saj, godina u përfundua nga Enti Kombëtar i banesave, firma ABA e Entit, por me fondet nga shitja e aseteve të firmave piramidale. Pra, për këto shtëpi nuk është investuar nga shteti”. Pretendimin e banorëve e gjejmë të përputhet me një deklaratë të vjetër të ish-drejtorit të EKB, Seit Mici, se lekët nuk janë të shtetit, por të fondacioneve huamarrëse dhe se qeveria vetëm sa i merr në trajtim nga ana operacionale. Ai kishte thënë se shteti lekët që mbledh, i investon për shtëpi për të tjerët”. Por drejtori i Strehimit, Gentian Kaprata në Ministrinë e Transportit u ka sqaruar banorëve se ky vendim është anuluar... Banorët protestojnë: “Këto pallate janë ndërtuar me lekët tona dhe na takojnë. Olldashi dhe EKB na të mos na tregojnë donatorët”.

Rasti unikal

Rasti i bllokut të banimit VEFA në rrugën “Gjergj Legisi” është i vetmi në Tiranë, ku objekti është ndërtuar tërësisht me paratë e firmave piramidale pa buxhet nga shteti dhe ku janë strehuar tërësisht një kontigjent të pastrehësh që kishin humbur shtëpitë në firmat huamarrëse. Një tjetër rast i ngjashëm është në Vlorë. Denisa KONA
 

Më të lexuarat