BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Aktualitet

Epidemiologu Ilir Alimehmeti zbulon arsyen përse testi i shpejtë është i domosdoshëm se tamponi

Epidemiologu Ilir Alimehmeti zbulon arsyen përse testi i shpejtë

Situata e Covid-19 duket sa sa vjen edhe bëhet më shqetësuese. Vetëm në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi 17 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë, testimi i rasteve të dyshimta për të parandaluar më tej përhapjen e Covid vijon të mbetet një ndër hapat e rëndësishëm.

Lidhur me këtë epidemilogu i njohur, Ilir Alimehmeti në një interivistë tha se testet e shpejta në një situatë të tillë do të jenë shumë të nevojshme sepse sipas tij gjejnë në 15-20 minuta nëse je apo jo i infektuar me Covid, bëhen kudo dhe nga gjithkush dhe nuk ka nevojë për laboratorë.

Alimehmeti gjithashtu shton se testet e shpejta gjejnë më pak raste, por gjejnë ato me risk të lartë që të jenë ngjitës dhe klinikisht të shprehur.

Pjesë nga intervista:

Kemi edhe një test tjetër që së shpejti do të jetë edhe në vendin tonë, testimi i shpejtë. Është një lloj tamponi që e lidhin edhe me testet e shtatzënisë për nga mënyra se si del. Mund ta shpjegojmë këtë si është?

Alimehmeti: Po, ky nuk mat më gjenomin, ky mat strukturën veshëse. Ky test mat ta zemë proteinat, shkon dhe gjen proteinat. Është shumë i ngjashëm me testet e shtatzënisë që ju sapo përmendët. Është një strisho e verdhë, ka disa variante se si mund të merret ky test, ka variant që mund të merret nga hunda, një variant tjetër me marrjen e një pike gjaku si me aparatet e sheqerit. Vendoset pjesa e marrë në pjesën përkatëse të testit dhe nëse ky reagent është i ngjyrosur dhe nëse lidhet dhe pjesa shfaqet e bardhë atëherë testi është negativ.

Për çfarë na ndihmon ky testi i shpejtë?

Alimehmeti: Ky ndihmon për gjithçka, sepse të gjen në 15-20 minuta, bëhet kudo dhe nga gjithkush. Nuk ka nevojë për laboratorë.

Saktësia e tij?

Alimehmeti: Është pak më e ulët, është më pak sensibël që do të thotë ajo gjëja që është e mira dhe e keqja e PCR, ky e ka në të kundërt. Është më pak sensibël, gjen më pak raste por këto raste kanë rrisk më të lartë që të jenë ngjitës dhe klinikisht të shprehur. Pra gjen ato raste që ne duam të gjejmë dhe lë pak pasdore ato raste që janë pak më pak ngjitës.

A gjen avantazh testi i shpejtë në këto kushte ku jemi?

Alimehmeti: Shumë, sepse është i lirë, bëhet shpejt. Ky test bën shumë punë edhe për depistim sidomos masiv. Tani kemi aq shumë raste sa hyjnë shumë në punë.