
Rihetimi i “21 Janarit” trondit Sali Berishën, do të hapet dosja që solli FBI, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, ja detajet

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Prill 2020

Kryerja e analizave të koronavirusit nga spitalet apo laboratorët privat ka qenë gjatë këtyre ditëve në monitorim nga ana e institucioneve ligjzbatuese. Spitali Amerikan tentoi të përfitonte nga situata duke ofruar teste, por sipas institucioneve kjo nuk ishte e lejuar. Për këtë skandal, Spitali Amerikan u denoncua nga policia dhe po hetohet nga ana e prokurorisë.
Ndërkohë që shumë persona kopetentë kanë reaguar ashpër dhe janë shprehur se i vetmi institucion që është i licencuar nga OBSH për kryerjen e analizës së COVID-19 është Instituti i Shëndetit Publik. Një gjë të tillë ka pranuar edhe epidemiologu Dritan Ulqinaku i cili u bën thirrje qytetarëve që për testin t’i drejtohen laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik i cili është i vetmi i licencuar. Ai tha se ka informacione për dy spitale por pa përmendur emrat e tyre. “Kanë filluar të testohen në një ose në dy spitale private, të cilat nuk janë të licencuara. Instituti i Shëndetit Publik zyrtarisht vijon të bëjë analiza për verifikimin e virusit ose të ARN të trupit të njeriut dhe është më e sakta dhe më e konfirmuara”, tha epidemiologu Dritan Ulqinaku.
Testi për koronavirusin nuk është licencuar në asnjë prej laboratorëve privatë në vendin tonë. Një ditë më parë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë apeloi që procesi të kontrollohet vetëm nga institucionet shtetërore duke theksuar se në vendet ku testimet janë bërë edhe në spitale private kanë rezultuar abuzive. “Kemi parë në disa vende që kanë kryer testet për koronavirusin dhe kanë rezultuar një fiasko. Le t’i besojmë instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse ajo dhe qeveria thonë që laboratori i ISHP-së, është ai që kryen testet dhe është i kualifikuar, ato kanë arsye që e thonë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë laboratorë që mund të bëjnë teste por ata duhet të sigurojnë që të përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë”, u shpreh dy ditë më parë drejtori i OBSH në Tiranë Raul Gonzalez.
Në lidhje me këtë situatë Policia e Shtetit kallëzoi në prokurori Spitalin Amerikan me akuzat për kontrabandë dhe për përhapje të panikut. Çështja është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet të hidhet shorti për ti hapur rrugën vijimit të hetimeve.
Më të lexuarat


Plas keq sherri në emision! Pas debatit të fortë me Alket Hysenin, gazetari bën veprimin e papritur që shtang Alfred Lelën: Po ma bën mua këtë...! (VIDEO)

“Kam qenë në një lokal pranë Kryeministrisë, e pashë të gjithë skenën”, Arben Meçe nxjerr zbuluar skenarët e frikshëm të Sali Berishës

Zhdukja e biznesmenit italian, zbardhen mesazhet e tij para ndërprerjes së kontakteve, shtohet më tej misteri

Moti bën kthesën e befasishme sot

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, vrau kunatën dhe e hodhi trupin në liqenin e Sharrës

Rihapen hetimet për dosjen e 21 Janarit, Artan Hoxha zbulon lëvizjen e rëndësishme: Ja çfarë pritet

Rrëfehet ish-komandanti i grupit të zjarrit më 21 janar: Një ditë para kemi marrë paralajmërim për një atentat ndaj Sali Berishës: Nuk pranoi të...

“Jam skandalizuar”/ Jonida Shehu ia thotë në sy Manastirliut: Një i afërmi im bënte gati lekët sa herë shkonte në spital!

Pse u rihap dje dosja për 21 janarin? Artan Hoxha zbulon prapaskenat e errëta dhe tregon kush qëlloi në protestë: Përdorja një telefon të vjetër, pashë lëvizjen e dorës së...

Vrasja e Aleks Nikës në 21 Janar/ Balla bën deklaratën e fortë: Ja çfarë urdhëroi qeveria e Berishës kur ai u soll nga Turqia
