BREAKING NEWS

Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan
x

Aktualitet

“Erdogan nuk bën më nëna”/ Grupi iso-polifonik i kushtoi këngë Presidentit të Turqisë, shihni çfarë shkruajnë mediat turke

“Erdogan nuk bën më nëna”/ Grupi iso-polifonik i

Në grup iso-polifonik shqiptar i kushtoi këngë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Pikërisht kjo këngë nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave turke.

“Anadolu Agency” dhe media “Yeni Safak” kanë pasqyruar lajmin.

“Një grup muzikor tradicional në Shqipëri ka kompozuar një këngë për Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të treguar vlerësimin për kontributet e tij në vend. Grupi iso-polifonik Gjergj Arianiti Mallakastër, i kryesuar nga Guri Rrokaj, postoi një video në YouTube të Këngë për Presidentin Erdogan”, raportojnë mediat në fjalë.

“Ai thekson kontributet dhe mbështetjen nga Turqia dhe Erdogan për Shqipërinë dhe përmend njësitë e reja të strehimit të ndërtuara në Laç dhe Kurbin pas një tërmeti shkatërrues që goditi vendin në nëntor 2019”, vijon shkrimi.

Media në fjalë thekson se në këngë afërsia mes dy kombeve krahasohet me dashurinë e nënës me fëmijën. “Gjergj Arianiti Mallakastër i dërgon presidentit turk urimin për një jetë të gjatë”, thuhet në artikull.

Vargjet:

Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital

Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!