BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Aktualitet

Erion Alibej porositës i disa vrasjeve të bujshme në Elbasan, Klodiana Lala jep detajet e reja çfarë ka zbuluar grupi hetimor

Erion Alibej porositës i disa vrasjeve të bujshme në Elbasan,

Gazetarja e njohur Klodjana Lala ka folur për në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhur në Elbasan që kanë tronditur vendin.
Ngjarjet e fundit lidhen me emrin e Erion Alibej, i cili përdorte dhe emrat Arben Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Gazetarja është shprehur se një i penduar po ndihmon drejtësisë për të rënë në gjurmët e autorë të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit.

Ishte pikërisht dëshmia e këtij personi që çoi në pranga  Erjon Alibej, i cili dyshohet si urdhërues i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, por edhe si porositësi i vrasjes së Bujar Çelës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Ndër i penduari ka rrëfyer se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj, i cili u gjet i pajete mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit.

"Një i penduar lidhet një marrëveshje bashkëpunimi. Personi në fjalë ka dhënë detaje për disa ngjarje të rënda sesa do të konfirmohen këto mbetet për tu parë.  Personi ka dhënë detaje për shumë ngjarje të ndodhura kohët e fundit.

Janë duke u vëzhguar disa eksponent emrat kanë dalë nga i penduari. Me një zanafillë shumë e shumë vite më parë. Ka nisur si  një konflikt dhe është bërë si një rrjet merimange për të hetuar pa patur një informator, ka më shumë një që ka folur për shumë ngjarje. Do të kemi zbardhje të ngjarjeve të tjera. Erjonm Alibej ka udhëzuar disa vrasje.

Motivi është ngjarje kriminale si prishje e pazareve të drogës, i kanë pazare të prishura nga Holanda Belgjikë, Britaninë e Madhe dhe eliminimi fizik bëhet në Shqipëri," tha Lala në 'news24'.