Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Është i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rraja bën lëvizjen e papritur

Postuar: 08/11/2019 - 12:47

Redjan Rraja ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila caktoi masën ‘’arrest me burg’’ dy ditë më parë për atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.Avokati mbrojtës i Rrajës Besnik Çerekja  kërkon që klienti i tij të fitojë lirinë. Ai e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit.

34-vjeçari Redjan Rraja u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi teksa po tentonte të largohej nga vendi jonë. Ai u ndalua pasi policia gjeti në automjetin e braktisur të atentarovë në Shkafanë një palë syze, në të cilat gjendeshin gjurmët e gishtave të Redjan Rrajës. Pavarësisht provave materiale, Rraja ka refuzuar kategorikisht të ketë lidhje me atentatin. Ndërkohë, uniformat blu janë në ndjekje të personave të tjerë të përfshirë në atentatin e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. Si pasojë e plagëve të rënda, humbi jetën ditën e djeshme Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, ndërsa vetë ky i fundit dhe Landi Muharremi i shpëtuan vdekjes.

Ndoja akuzohet nga qeveria se ka lidhje me grupe të strukturuara kriminale. Pista kryesore në të cilën po hetojnë prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Anton Martini është çështja e pronave në Durrës. Në automjetin ku udhëtonte Ndoja, Maloku dhe Muharremi u gjetën dokumentet e grabitura të prokurorisë së Durrësit si dhe dosja e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:03

22 patenta janë pezulluar brenda dy orëve ditën e sotme, të të rinvje që bëjnë gara në aksin Sauk-Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00.

Postuar: 13/11/2019 - 22:39

Klodiana Lala ka komentuar përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.Lala tha në “Re

Postuar: 13/11/2019 - 22:12

Diplomati Neritan Ceka ka mbështetur idenë e Shengenit Ballkanik

Postuar: 13/11/2019 - 22:01

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në emisionin “Real Story” debatin mes institucio

Postuar: 13/11/2019 - 21:34

11-vjeçari Alvin Berisha iu bashkua familjes vetëm pak ditë më parë.

Postuar: 13/11/2019 - 20:58

Gazetari Musatafa Nano ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku reagoi pë

Postuar: 13/11/2019 - 20:21

Dy shtetas shqiptarë, një burrë e një grua, janë dënuar me burg nga gjykata e Ternit për tentativ