BREAKING NEWS

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja Yuri Kim i dërgon ultimatumin e prerë politikës shqiptare: Ruçi e Meta të punojnë urgjentisht me...

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja Yuri Kim i dërgon
x

Aktualitet

Çështja e Llallës drejt kalendave greke, gjykata e kthen për rihetim dosjen, kërkohen verifikime shtesë për transfertat bankare

Çështja e Llallës drejt kalendave greke, gjykata e kthen

Dosja ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla rrezikon të shkojë drejt kalendave greke. Edhe pse janë bërë më shumë se dy vite hetime, sërish dosja duket se nuk është e plotë për gjykatën. Dje Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të rikthejë dosjen për kryerje hetimesh të reja. Ka qenë përfaqësuesi ligjor i Llallës, avokati Sokol Hazizaj ai i cili i kërkoi gjyqtares së seancës paraprake Irena Gjoka, që të rikthejë dosjen për rihetim. “Avokati kërkoi kryerjen e disa hetimeve të tjera dhe gjykata vendosi plotësimin e hetimeve”, njoftoi koordinatorja për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet në nëntor. Sipas informacioneve, avokati i Llallës ka kërkuar që të kryhet verifikimi i të gjitha transaksioneve të pronave të Llallës që janë hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për të konkluduar nëse ka fshehje ose fiktivitet. Gjithashtu, është kërkuar edhe thirrja e një dëshmitari që ka kryer një dhurim parash CASH me rastin e lindjes së fëmijës së Llallës. Gjykate ka pranuar kërkesën dhe mbetet të shihet tani se cili do të jetë fati i ish-Kryeprokurorit, por sinjalet janë se Llalla mund t’ia hedhë paq.

Dosja ndaj Llallës

Më 5 mars të këtij viti, Prokuroria e Posaçme dërgoi dosjen në gjykatë në ngarkim të ish-Kryeprokurorit Llalla duke e akuzuar atë për fshehje të pasurisë, ndërsa rrëzoi 3 akuza të tjera. Ndaj tij nisi një hetim nga Prokuroria e Durrësit (më pas dosja kaloi te Krimet e Rënda) për 4 vepra penale: pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të parave në kufi. Por SPAK ka gjetur elemente të veprës penale vetëm për fshehje pasurie, ndërsa 3 akuzat e tjera kanë rënë. Llalla akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a, i cili parashikon: “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Sekuestrimi i pasurive Më 20 korrik 2018 prokurori vendosi në sekuestro preventive pasurinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Prokuroria në atë kohë bëri me dije se u bë sekuestrimi i një apartamenti banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës. Po ashtu në sekuestro janë vënë: tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë. Prokuroria ka dyshime se përmes këtyre pronave ka pasur pastrim parash. Në bazë të deklarimeve të pasurisë që ka bërë Llalla pranë ILDKP, ai çdo vit ka bërë rivlerësim të tokave. Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruar se i ka shitur shumë shtrenjtë.

Rivlerësimi i pronave

Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruar se i ka shitur shumë shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës, tani i sekuestruar. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të reja. E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qeha Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra. ILDKP ka zbuluar se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prona të tjera, kryesisht toka, të cilave u është ndryshuar vlera në periudha shumë të shkurtra kohore. Këto lëvizje të tij kanë bërë që të ketë dyshime për pastrim parash dhe pronat janë vënë në sekuestro.

Më të lexuarat