BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Aktualitet

Çështja Shullazi kthehet në një telenovelë, KLGJ kërkesë urgjente Kuvendit: Zgjidhni ngërçin. Në trupin gjykues ka mbetur vetëm kjo gjyqtare (Çfarë vendosi gjykata sot?)

Çështja Shullazi kthehet në një telenovelë, KLGJ

Ditën e sotme u shty sërish seanca për herë të pestë gjyqi për Emiliano Shullazin. Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një shkresë Kuvendit që të gjejë një zgjidhje që do të mund të shtynte para gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.
Shkak është bërë se në trupën gjykuese ka mbetur vetëm Albana Boksi. Sipas përcaktimeve ligjore, çështje të SPAK nuk mund të shqyrtohen nga gjyqtarë që nuk është gjyqtar i posaçëm.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.