Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ethe të frikshme nga çështja "Shullazi", hetuesit: Do dalin emrat e biznesmenëve të gjobitur dhe reagimi i policisë!

   Ethe të frikshme nga çështja "Shullazi", hetuesit: Do dalin emrat e biznesmenëve të gjobitur dhe reagimi i policisë!

Postuar: 17/04/2016 - 17:12

“Pengesë artificiale”. Kështu e ka quajtur avokati i Emiljano Shullazit pengesën për të takuar klientin e tij nga policia, e cila i ka kërkuar lejen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
 
“Të drejtën për të marrë kontakte me të ndaluarin e njeh kodi i procedurës penale…artificë e krijuar për të na penguar në ushtrimin e detyrës sonë. Na u kërkua leje nga prokurori i krimeve të rënda për të takuar klientin”, tha për mediat avokati Alban Qafa.
 
Sipas tij, të ndaluarit nuk i pranojnë akuzat që janë ngritur ndaj tyre. Emiljano Shullazi u arrestua të dielën bashkë me dy shokët e tij pasi akuzohen se u vinin gjobë biznesmenëve të ndryshëm dhe i kërcënonin më pas.
 
Dyshohet se janë disa biznesmenët në Tiranë që u gjobitën nga Shullazi dhe banda e tij. Tashmë është bërë publik vetëm emri i një biznesmeni të gjobitur, Arjan Zika, ndërtues. Pak kohë më parë në një garazh, pronë e Zikës shpërtheu një sasi tritoli, që u konsiderua një kërcënim për biznesmenin.
 
Burime nga prokuroria thanë se kjo ishte një formë e zakonshme e presionit që banda i bënte biznesmenëve, që nuk paguanin. Mbetet për t’u sqaruar roli i policisë për ata që denonconin gjobëvënien e bandës së Shullazit. Sipas hetuesve, pritet që në ditët e ardhshme të dalin emrat e biznesmenëve të tjerë të gjobitur dhe të zbardhet reagimi i policisë në rastet e denoncuara.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 13:45

Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë-Vajgurore, ka tentuar ti japë fund jetës, duke pirë helm.

Postuar: 24/06/2019 - 13:28

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.

Postuar: 24/06/2019 - 13:21

 Gjykata e Kukësit pranoi kërkesën e prokurorisë duke ndryshuar masën e sigurisë për katër t

Postuar: 24/06/2019 - 12:14

Pas një orë diskutimi Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendimin për zgjedhjet e 30 qe

Postuar: 24/06/2019 - 11:36

Dështon nisja e procesit gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Postuar: 24/06/2019 - 11:00

Polumbarët e Forcave Speciale dhe Policia Kufitare vijojnë prej ditës së djeshme kërkimet për gje