BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala flet me emra: Kush është personazhi i njohur i botës së krimit që mori gjobën 500 mijë euroshe

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala
x

Aktualitet

Euro në nivelin më të ulët historik të 18 viteve, zbardhet shkaku

Euro në nivelin më të ulët historik të 18 viteve,

Monedha e përbashkët evropiane ka prekur nivelin më të ulët të 18 viteve në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet në tregun vendas me 119.41 lekë, nga mbi 120 lekë që këmbehej në fillim të qershorit. Në raport me një vit më parë Euro është zhvlerësuar me 3.1 lekë, pasi në të njëjtën periudhë vjet monedha evropiane këmbehej me 122.5 lekë.

Ky zhvlerësim i euros kundrejt monedhës vendase (lekë) ka si shkak kryesor efektin sezonal. Si pasojë e prurjeve të larta nga pushuesit prej sezonit turistik, ka shumë euro në qarkullim, çka përkthehet në nënçmim të saj.

Vetëm në tre muajit e parë të vitit ende pa nisur sezoni turistik të ardhurat nga turizmi u rritën me 169 milionë euro në raport me një vit më parë, dhe arritën në nivelin prej 409 milionë eurosh.

Kjo tendencë, pritet të jetë në rritje përgjatë gjithë vitit, pasi edhe pritshmëritë për këtë sezon turistik janë tepër të larta. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në 5 muajit e arë të vitit kanë hyrë në Shqipëri mbi 1 milionë shtetas të huaj.

Faktor tjetër që po ndikon është edhe rritja e eksporteve që po sjell më shumë euro në vend, pasi edhe çmimet e mallrave që shiten janë më të larta.

Por ky zhvlerësim i euros i dëmton eksportuesit pasi për mallrat që do shesin do fitojnë më pak pasi konvertimi i euros në lekë është më i ulët se më parë.

Por nuk mund të lihet pa përmendur edhe impakti i normës bazë të interesit në muajin mars, që po jep efektet më të mëdha tani pasi rrit pozitën e lekut në raport me monedhat e huaja, dhe importet bëhen më të lira, pasi në rastet kur leku forcohet harxhohet më pak për të importuar mallra nga jashtë.

Në këtë mënyrë do të reduktohej edhe inflacioni i importuar.

24 qershor 2021       122.58 lekë

24 qershor 2022       119.41 lekë

Rënia ndaj lekut        -3.17 lekë

Janar-Mars 2022       409 mln euro

Janar-Mars 2021       240 mln euro

Diferenca                +169 mln euro.