BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Euro shënon rekordin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2008, ja me sa u këmbye sot

Euro shënon rekordin më të ulët që nga dhjetori i vitit

Monedha e përbashkët ka njohur vetëm rënie që nga fundi i muajit nëntor, duke arritur në ditën e sotme në 123.41 lekë, një rekord i ri i dekadës së fundit.

Në raport me një ditë më parë, euro përshpejtoi rënien, duke u nënçmuar më 0.21 lekë. Ky është një nivel i ri më i ulët i dekadës, që nga dhjetori 2008, kur euro këmbehej mesatarisht me 123.2 lekë.

Vetëm në dhjetor ka humbur gati 1 lekë, ndërsa që nga fillimi i vitit, kur arriti në 134 lekë ka humbur gati 11 lekë, duke u zhvlerësuar me 8%.

Siç shihet dhe nga grafiku i euros që nga janari i vitit 2012, kohë kur doli si monedhë fizike, euro ka arritur nivelin më të ulët historik në dhjetor 2017, duke u këmbyer me 120.91 lekë. Më pas monedha e përbashkët filloi të forcohej gradualisht, për të arritur në rekordin më të lartë në maj 2011, në 141.8 lekë. Pasi qëndroi në nivelet e rreth 140 lekëve për rreth 4 vjet, euro filloi të nënçmohej lehtë që në 2015-n, duke zbritur në rreth 138 lekë, por trajektorja e fortë rënëse nisi që në gjysmën e dytë të 2016-s dhe u përshpejtuar më pas, që përkon me fillimin e kultivimit masiv të hashashit, që rriti hyrjen e valutës së treg.

Megjithatë, rënia më e fortë ishte përgjatë 2018-s, teksa euro ka shënuar rënien më fortë historike për një periudhë 12 mujore që nga viti 2003. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në qershor, arritën të stabilizonin euron vetëm për pak kohë në rreth 125 lekë, por, pasi Banka u tërhoq, monedha rifilloi rënien.

Ekspertët e tregut pohojnë se arsyet e kësaj rënieje, krahas faktorëve sezonale (në gusht dhe dhjetor, si rrjedhojë e shtimit të remitancave) lidhen me faktorët afatgjatë të ofertës në euro nga njëra anë dhe mungesës së qarkullimit të lekut nga ana tjetër. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se paraja gjithsej në ekonomi, ndryshe agregati M3 shënoi rënie gjatë muajit tetor në raport me tetorin e vitit 2017, duke u tkurrur me 1.2 miliardë lekë ose -0.10%. Këto zhvillime në qarkullimin e parasë duken paska paradoksale po të marrin në konsideratë faktin se ekonomia e vendit është rritur me ritmet më të larta të kësaj dekade këtë vit, mbi 4% dhe si rrjedhojë duhej ti përgjigjej edhe një qarkullimin më i lartë i parasë.

Lekët në qarkullim po reduktohen, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në forcimin e pazakontë të monedhës vendase. Së fundmi, euro vendosi një rekord të ri, duke zbritur në 123.4 lekë sot. Krahas ofertës së shtuar të eurove në tregun e lirë (niveli i të cilave nuk matet dot nga Banka e Shqipërisë), qarkullimi i ngadaltë i lekut vlerësohet nga ekspertët si një nga arsyet kryesore që po forcon monedhën vendase përtej pritshmërive.