Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Fakte të pamjaftueshme’, u padit për 'shpërdorim detyre', Gjykata merr vendimin për ish-prefektin

Postuar: 12/07/2019 - 19:45

Një muaj më parë Prokuroria e Rrethit të Beratit, vendosi të mos filloj procedim penal  ndaj ish-prefektit të Beratit, Harilla Dafa, i cili u padit nga Bashkia e Skraparit për “Shpërdorim detyre”.  Pas katër muaj hetimesh organi i akuzës, vendosi që ta pushoj çështjen, ndaj Dafës, pasi arriti në përfundimin se faktet dhe hetimet nuk çonin tek elementët e një vepre penale dhe vendosi mos fillimin e procedimit.

Atëherë Bashkia e Skraparit, kundërshtoi vendimin për mos fillimin e procedimit penal dhe i kërkoi gjykatës të detyronte prokurorinë të niste hetimet.

“Kallëzimi ka të bëjë me dëmin që i është shkaktuar Bashkisë, punonjësve, por dhe gjithë komunitetit, për shkak të veprimeve apo mos veprimeve të të kallëzuarit”, bëhej e ditur në ankimimin drejtuar gjykatës nga kreu i bashkisë.

Por, në asnjë prej tre seancave që Gjykata e Rrethit të Beratit mbajti, kallëzuesi, kreu i bashkisë Nesim Spahiu dhe as ndonjë jurist i institucionit nuk është paraqitur.

Me një vendim 213, që mban datën 03.07.2019, gjyqtari i çështjes Durim Dura, vendosi rrëzimin e kërkesës së Bashkisë Skrapar.  Në vendimin e saj gjykata ka arsyetuar se kjo çështje hyn në juridiksionin penal dhe është në kompetencat e gjykatës, por nuk provohet se ish prefekti ka shpërdoruar detyrën me veprimet dhe mos veprimet e tij.

Në lidhje me kallzimin e bërë nga bashkia se ish-prefekti ka shkaktuar dëm ekonomik për punonjësit e administratës dhe banorët, gjykata është shprehur se ai nuk ka kryer veprimin penal për të cilin është kallëzuar.

“Kallëzuesit nuk i është shkaktuar dëm si rrjedhojë e veprimieve të prefektit, ato janë përgjegjësi e mos miratimit të buxhetit 2019. Nuk është cënuar objekti i kësaj vepre penale që është interesi  i kallzuesit. Kështu, gjykata vlerëson se prokurori me të drejtë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal”, është shprehur gjykata.

Bashkia e Skraparit prej muajsh vepron me 1/12 e buxhetit të vitit të kaluar, pasi drejtuesi i bashkisë, Nesim Spahiu dhe administrata e drejtuar prej tij nuk ka pranuar të njoh buxhetin që u miratua në një mbledhje të thirrur nga ish-prefekti Dafa, prej shumicës socialiste që rrëzoi një sërë propozimesh të kryebashkiakut.E ndërsa njohja apo jo e vendimeve të Këshillit Bashkiak, i kontrolluar në shumicë nga Partia Socialiste, po shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Apelit, bashkia e Skraparit ka humbur betejën gjyqësore me ish-prefektin. Bashkia e Skraparit, nuk ka pranuar të shprehet në lidhje me vendimin e gjykatës.Konfliktet për buxhetin në Skrapar filluan pas përplasjes mes PS edhe LSI të cilat ishin në kualicion në zgjedhjet lokale 2015, por u ndanë pasi PS fitoi e vetme zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ndihmuar nga një truk politik prej marrëveshjes Rama-Basha të majit 2017 që nuk lejoi krijimin e kualicioneve. /BIRN

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Analisti i njohur Ben Andoni shpreh bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe mund të konkurrojë realisht tri formacionet politike (PS, PS dhe LSI) në Shqipëri, për aq

Postuar: 21/10/2019 - 23:31

Është publikuar herë të parë fotot të 6-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet

Postuar: 21/10/2019 - 23:07

Aktori Laert Vasili ka sulmuar ashpër presidentin Macron.

Postuar: 21/10/2019 - 22:54

Zv.ministrja e brendshme Romina Kuka e ftuar në emisionin 'Open' tha se të bllokuarit në

Postuar: 21/10/2019 - 22:44

Një audio e dërguar nga Klotilda Zani e cila është në kampin Al-Hol shprehet se duhet shumë para

Postuar: 21/10/2019 - 21:59

Historia e një djali nga Shqipëria i cili ndodhet në kampet e familjarëve të ish luftëtarëve të I

Postuar: 21/10/2019 - 21:58

Teksa është transmetuar videoja e “Le Iene” në emisionin “Open” ku tregoh