BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Aktualitet

Familja Lala pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti, drejtor i institutit të ndërtimit tregon problemin që kishte në vilën e tyre

Familja Lala pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti,

Për Agron Hysenlliun, drejtor i institutit të ndërtimit, ndërhyrjet, si në ambientet në katet e para ose shtesat kanë ndikuar në mënyrë të dukshme në objektet e vjetra dhe kanë prishur strukturat e objekteve. Duke u ndalur tek banesa e familjes Lala, më e prekura e tragjedisë që humbi 8 anëtarë nën rrënoja, Hysenlliu tha se ka pasur probleme të llogaritjeve statike të konstruksionit.

“Ndërhyrjet, si në ambientet në katet e para ose shtesat kanë ndikuar në mënyrë të dukshme në objektet e vjetra dhe kanë prishur strukturat e objekteve. Janë të rrezikshme. Të gjithë skeletet kanë rezistuar. Projektimi ka qenë në mënyrë më të madhe elastike që të mos çahen strukturat dhe objektet të mos shkojnë në kolaps. Gjithë dëmin e kanë ngrënë muraturat. Këto muratura janë bërë jashtë çdo lloj standardi. Nuk janë bërë lidhjet e mureve çdo 60 cm, me dy shufra hekuri. Vila e Lalajve ka pasur probleme të llogaritjeve statike të konstruksionit. Kemi 8 vila që do të prishen që kanë të njëjtin problem. Janë punuar kolonat me 4 fije hekur 12”, tha ai në News24.