Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Aktualitet

Familja shqiptare përfshihet në aksident tragjik, 6 makina bëhen copash, mrekullia shpëton 2-vjeçaren, prindërit e saj në gjendje kritike dërgohen me helikopter në spital

Familja shqiptare përfshihet në aksident tragjik, 6 makina bëhen

Një familje shqiptare është përfshirë nga një aksident tragjik në Xhenova të Italisë. Në aksidentin e rëndë janë përplasur 6 makina  me një kamion, siç shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Aksidenti ndodhi në autostradën Genova-Sestri Levante, ndërsa ka pasur të plagosur edhe fëmijë.Të paktën 5 persona kanë përfunduar në spital, ku mes tyre ishin edhe 3 anëtarët e një familje shqiptare.

Fillimisht zjarrfikësit arritën të nxirrnin nga makina e shkatërruar nënën 22-vjeçare dhe vajzën e saj 2-vjeçare. Ata u transportuan menjëherë në spital, kurse babai u mor me helikopter.

Kjo, sepse burri shqiptar u nxor pak më vonë nga automjeti. E mitua u dërgua në spital në gjendje të mirë shëndetësore, kurse prindërit e saj janë në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ndodhi në autostradë dhe për disa momente në aksin rrugor ku ndodhi ngjarja, ka pasur trafik makinash.