BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Aktualitet

Familjarët tërheqin trupat e 4 shtetasve rusë, ambasada paralajmëron ekspertizë të re, vijon të mbetet mister shkaku i vdekjes

Familjarët tërheqin trupat e 4 shtetasve rusë, ambasada

Trupat e 4 rusëve që ndërruan jetë pak ditë më parë janë tërhequr dje nga morgu. Kanë qenë djali i tyre që ka bërë tërheqjen, ndërkohë që nuk ka ende një arsye se përse ata ndërruan jetë. Një reagim pati edhe nga ambasada ruse në vendin tonë, e cila paralajmëroi se do të ketë një ekspertizë nga ana e tyre. “Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt. Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, njofton ambasada ruse. Ndërkohë vijon “ping pongu” sa i takon procesit hetimor. Teksa më herët u raportua se kampionët e analizave nuk ishin marrë sipas procedurave, dje ka dalë një tjetër problem. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare nuk ka pranuar të kryejë të gjitha analizat. “E para punës kishte produkte që nuk analizohen në funksionet e institutit të Sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, që janë jashtë fushës që institucioni funksionon. E dyta, ky institucion nuk kryen ekspertizë toksikologjike dhe kjo nuk është pjesë e juridiksionit dhe fushës që mbulon”, u shpreh Pëllumb Aleksi, përgjegjës i laboratorëve. Por pyetjes nëse ishin apo jo të helmuara ushqimet nuk i ka dhënë përgjigje as AKU. “I kthyem një përgjigje që të ruanin kampionoraturat dhe ti drejtoheshin atyre që ishin organet kompetente për këtë gjë”, tha më tej Aleksi në një televizion.

Vdekja e shtetasve rusë

Ngjarja e rëndë u shënua më 15 tetor . Ndërsa viktimat janë: Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç, dhëndri i tyre Nikita Belousov, 37 vjeç dha vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Sipas informacioneve të fundit ata janë gjetur dy në shezlongët e pishinës dimërore, një buzë pishinës me gjysmën e trupit në ujë dhe një afër dhomës së saunës. Punonjësi që përgjigjet për pishinën e kishte pastruar gjatë ditës duke përdorur dhe klor, por është shumë e dyshimtë që asfiksia e tyre të ketë ardhur njëkohësisht dhe për të katërt nga përqindja e klorit në ujë. Në këto rrethana misteri mbi vdekjen e tyre është i madh edhe për grupin hetimor, burime nga i cili thonë se pista më e mundshme është ajo e një vrasjeje pa gjurmë. Aktualisht janë marrë kampionët për analizimin e pranisë në gjak të drogës, alkoolit apo lëndëve helmuese dhe pritet që të dalë ekspertiza paraprake e shkakut të vdekjes. Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe orën ndërsa në ambientet ku ata janë gjetur pajetë nuk ka prani të ndonjë sendi të ndaluar apo shenja dhune në trupat e tyre. Dy çiftet e familjeve ruse ndodheshin në Shqipëri në kuadër të një udhëtimi turistik dhe pak orë para se të ndalonin në hotel “Gloria” në Qerret dhe të përdornin ambienteve e SPA përfshi edhe pishinën dimërore ata kishin ardhur nga Ohri drejt Shqipërisë. Pas deklarimeve stafi i hotelit është lënë i lirë ndërsa janë sekuestruar lista e pushuesve të akomoduar në këtë resort prej 1 jave dhe kamerat e sigurisë. Ndërkohë që mediat ruse japin të tjera detaje për ngjarjen e rëndë ku thonë se gruaja e moshuar ka qenë e diagnostikuar me kancer dhe se asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdor alkool ose drogë.