BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Aktualitet

"Fantazma" që grabiti 51 vila luksoze/ Gjykata merr vendimin për kuksjanin që terrorizoi Gjermaninë dhe Francën

Gentjan Duraku ishte shndërruar në makth për policitë gjermane e franceze, pasi dyshohej si anëtar i një grupi kriminal, që ka kryer grabitjen e të paktën 51 vilave luksoze në këto shtete.

Përpjekjet e autoriteteve të huaja për ta arrestuar të dyshuarin, nuk kishin dhënë rezultat, derisa hetimet zbuluan se ai ishte larguar dhe fshihej në Shqipëri.

Pas arrestimit mësohet se Gjykata e posaçme pranon gjykim të shkurtuar për Gentjan Durakun anëtar i një grupi kriminal, që ka kryer grabitjen e të paktën 51 vilave luksoze në Gjermani dhe Francë, të cilat kapnin shumën e 500 mijë eurove.