BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Çfarë dimë dhe çfarë jo, mbi variantin e ri të Covid-it?

Çfarë dimë dhe çfarë jo, mbi variantin e ri të

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut identifikuan një variant të ri të koronavirusit që thonë se është bërë shkak për një rritje së fundmi të numrit të infeksioneve me koronavirus në Gauteng, provinca më e populluar e vendit.

Mbetet ende e paqartë se ku u shfaq për herë të parë varianti i ri, por ditët e fundit shkencëtarët në Afrikën e Jugut paralajmëruan Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe tashmë infeksioni po ndeshet tek udhëtarët që mbërrijnë në disa vende, nga Australia, në Izrael e Holandë.

Të premten, OBSH-ja e përcaktoi atë si një "variant që përbën shqetësim", duke e quajtur "Omicron", sipas një shkronje të alfabetit grek.

Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut Joe Phaahla tha se varianti ishte i lidhur me një "rritje të shpejtë" të rasteve në ditët e fundit.

Nga pak më shumë se 200 raste të reja të konfirmuara në ditë në javët e fundit, të shtunën Afrika e Jugut shënoi një rritje të rasteve të reja ditore në më shumë se 3,200, shumica në Gauteng.

Në përpjekje për të shpjeguar rritjen e papritur të rasteve, shkencëtarët studiuan mostrat e virusit dhe zbuluan variantin e ri.

Aktualisht, 90 për qind e rasteve të reja në Gauteng janë shkaktuar nga ky variant i ri i koronavirusit, sipas Tulio de Oliveira, drejtor i Platformës KwaZulu-Natal për Inovacionin e që studion mutacionin e viruseve.

Pse janë shkencëtarët të shqetësuar nga varianti i ri?

Pasi mblodhi një grup ekspertësh për të vlerësuar të dhënat, OBSH-ja tha se "provat paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar riinfektimi me këtë variant", krahasuar me variantet e tjera.

Kjo do të thotë që ata persona që janë infektuar e shëruar nga Covid-19 mund të infektohet sërish.

Varianti duket se ka një numër të lartë mutacionesh, rreth 30, e cila mund të ndikojë tek lehtësia me të cilën Omicron përhapet tek njerëzit.

Sharon Peacock, e cila ka udhëhequr studimet për identifikimin dhe monitorimin e mënyrës se si ndryshon COVID-19, në Universitetin e Kembrixhit në Britani tha se të dhënat e deritanishme sugjerojnë se varianti i ri ka mutacione "që përputhen me një nivel të shpejtë transmetueshmërie", por tha se "domethënia e shumë prej mutacioneve, ende nuk dihet.”

Lawrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick-ut, e përshkroi Omicron-in si "versionin me nivel më të lartë mutacioni të virusit që kemi parë", duke përfshirë ndryshime potencialisht shqetësuese, që nuk janë ndeshur më parë në të njëjtin virus.

Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë mbi variantin?

Shkencëtarët dinë se Omicron është gjenetikisht i ndryshëm nga variantet e mëparshme, duke përfshirë variantet Beta dhe Delta, por nuk e dinë nëse këto ndryshime gjenetike e bëjnë atë më të transmetueshëm apo më të rrezikshëm. Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se varianti shkakton simptoma më të rënda të sëmundjes.

Ka të ngjarë që do të duhen javë për të gjetur nëse Omicron është më infektues apo nëse vaksinat janë efektive për ta luftuar atë.

Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në kolegjinImperial në Londër tha se ishte "jashtëzakonisht e pamundur" që vaksinat aktuale të mos funksionojnë, duke vënë në dukje se ato janë efektive kundër shumë varianteve të tjera.

Edhe pse disa nga ndryshimet gjenetike në Omicron duken shqetësuese, është ende e paqartë nëse ato do të përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik. Disa variante të mëparshme, si varianti Beta, fillimisht alarmuan shkencëtarët, por megjithatë ato nuk u përhapen dhe aq shumë.

"Ne nuk e dimë nëse ky variant i ri mund të ketë një përhapje të madhe në rajonet ku dominon Delta", tha zonja Peacock nga Universiteti i Kembrixhit. "Ne ende nuk e dimë se si do të ndikojë ky variant aty ku tani po qarkullojnë variante të tjera të koronavirusit", shtoi ajo.

Deri më sot, Delta është varianti dominues i COVID-19, që përbën më shumë se 99% të sekuencave të paraqitura në bazën më të madhe të të dhënave publike në botë.

Koronavirusi ndryshon ndërsa përhapet dhe shumë variante të reja, përfshirë ato me ndryshime gjenetike shqetësuese, shpesh thjesht vdesin. Shkencëtarët monitorojnë sekuencat e Covid-19 për mutacione që mund ta bëjnë sëmundjen më të transmetueshme ose më vdekjeprurëse, por ata nuk mund ta përcaktojnë këtë thjesht duke parë virusin.

Zonja Peacock thotë se varianti "mund të ketë evoluar brenda dikujt që ishte i infektuar, por që më pas nuk ka mundur të pastrohet tërësisht prej tij, duke i dhënë virusit mundësinë të evoluojë gjenetikisht". Ekspertët besojnë se e njëjta gjë ndodhi edhe me variantin Alpha, i cili u identifikua për herë të parë në Angli, pra virusi ndryshoi në trupin e një personi me imunitet të dobët.

A janë të justifikuara kufizimet e udhëtimit nga disa vende?

Ndoshta. Izraeli ndaloi hyrjen e të huajve në vend dhe Maroku ka ndaluar hyrjen në vend të të gjitha fluturimeve ajrore ndërkombëtare.

Një numër vendesh të tjera po kufizojnë fluturimet nga Afrika Jugore.

Duke patur parasysh rritjen e shpejtë kohët e fundit të rasteve me COVID-19 në Afrikën e Jugut, kufizimi i udhëtimit nga rajoni është "i kujdesshëm" dhe do t'u japë autoriteteve më shumë kohë për një përgjigje më specifike, tha Neil Ferguson, një ekspert i sëmundjeve infektive në Kolegjin Imperial të Londrës.

Por OBSH-ja vuri në dukje se masat e tilla shpesh kanë një efekt të kufizuar dhe u bëri thirrje vendeve të mbajnë kufijtë të hapur.

Jeffrey Barrett, drejtor i studimeve gjenetike mbi COVID-19 në Institutin Wellcome Sanger, mendon se zbulimi i hershëm i variantit të ri mund të nënkuptojë se kufizimet e marra aktualisht do të kenë një ndikim më të madh sesa kur u shfaq për herë të parë varianti Delta.

“Me Deltën, u deshën shumë, shumë javë në valën e tmerrshme të Indisë përpara se të bëhej e qartë se çfarë po ndodhte dhe Delta tashmë ishte përhapur në shumë vende të botës dhe ishte tepër vonë për të marrë masa për frenimin e tij”,tha ai. "Ne mund të jemi në një pikë më të hershme me këtë variant të ri, kështu që mund të ketë ende kohë për të bërë diçka për të", shtoi ai.

Qeveria e Afrikës së Jugut tha se vendi po trajtohej në mënyrë të padrejtë sepse ka një program të avancuar gjenomik dhe arriti ta zbulonte variantin më shpejt dhe u kërkoi vendeve të tjera të rishqyrtojnë vendimet e tyre për ndalimin e udhëtimeve.

Dr. Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën, përgëzoi Afrikën e Jugut dhe Botsvanën për informimin e shpejtë të botës për variantin e ri.

“Me variantin Omicron të zbuluar aktualisht në disa rajone të botës, vendosja e masave për ndalimin e udhëtimeve që vënë në shënjestër Afrikën është një goditje ndaj solidaritetit global”, tha Dr. Moeti. “COVID-19 shfrytëzon vazhdimisht përçarjet tona. Ne do të jemi më të mirë në luftën ndaj virusit vetëm nëse punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje”, tha ai./ VOA