BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Aktualitet

Çfarë duhet të bëjmë që të rikuperohemi sa më shpejtë pasi kemi kaluar COVID-19? Mjekja e njohur shqiptare jep këshillat e rëndësishme dhe tregon simptomën e re afatgjatë të virusit

Çfarë duhet të bëjmë që të rikuperohemi sa

Penumologia Silvana Sadria u shpreh mëngjesin e sotëm se moshat e mëdha e kanë më të vështirë që të rikuperohen pasi kanë kaluar koronavirusin.

E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, pneumologia theksoi se gjatë fazës së rikuperimit, krahas regjimit ushqimor, rekomandohet gjithashtu dhe aktiviteti fizik.

“Moshat e reja e rikuperojnë shpejt. Kur nuk kanë patur as prekje në mushkëri, rutinës i kthehen më shpejt, por stadi i dytë dhe i tretë që kanë patur prekje të mushkërive e kanë më të vështirë, dhe kujdesi ndaj vetes tregohet tek secili pacient. Fillon që tek mënyra e ushqyerjes. Imuniteti nuk krijohet as për një muaj kështu që ushqimi ka shumë rëndësi, dhe një aktivitet fizik.

Ankesa kryesore në momentin që e kalojnë referojnë lodhjen, këputjen, në varësi të oksigjenit dhe themi gjithmonë vazhdoni lëvizjen.. Këshillojmë ecjen sepse aktivitetet e tjera janë më agresive dhe duhet pak kohë ta marrin veten.”, u shpreh Sadria.

Ajo vuri theksin dhe tek një tjetër simptomë siç është pagjumësia. Sipas saj, kjo vjen jo vetëm për shkak të mungesës së oksigjenimit por gjithashtu dhe nga stresi i akumuluar gjatë kësaj periudhe.

Më të lexuarat