BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

“Çfarë elitari je ti mos më bëj të hap gojën”, gazetari përplaset me analistin Frrok Çupi: Mos fyej se ata të kanë mbajtur me bukë

 

“Çfarë elitari je ti mos më bëj të hap

Analisti Frrok Çupi dhe gazetari Ilir Demaliaj të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” kanë folur mbi politikat e Donald Trump-it. Këto politika kanë shkaktuar një  debat të ashpër mes Demaliajt dhe Çupit.

Debati i plotë:

Ilir Demaliaj: Nuk kemi ne të bardhë dhe të kuq. Ore jeni njerëz? Po shkoni po kaloni moshën e tretë dhe po flisni si në kohën e Bashkimit Sovjetik. Nuk është Trump shpëtimtari i botës.

Frrok Çupi: Ka një spekulim të madh frazash të Ilirit. Problemi i Ilirit është dhe vazhdoj ta them, Donald Trump nuk është shpëtimtari i botës Trump bëri ndarjen, bëri modelin tjetër që ne nuk jemi mësaur të shohim. Evropa po vuan nga politikat e vjetra. Trump mund të mos votohet nga refugjatët apo nga Iliri.

Ilir Demaliaj: Mos fyej refugjatët sepse ato të kanë mbajtur me bukë ty.

Frrok Çupi: Problemi është që shumë njerëz jetojnë me shtresa të ndryshme në Amerikë, kanë qasje të ndryshme nga Donald Trump-i, por kjo sdo të thotë që Trump të gjykohet në mënyrë katagorike.

Ilir Demaliaj: Ti thua që Trump të mos gjykohet nga kushdo, unë kam të drejtën time të gjykoj këdo dhe të jap opinion për këdo.

Frrok Çupi: Donald Trump prandaj dhe është kaq njeri i domosdoshëm sepse është njerëzor, mund edhe të humbë. Por humbja e Trump-it do të thotë që ka humbur gjysma e botës. Doktrina e tij tashmë mund të mos humbë kurrë, vetëm me atë do të bëhet bota e re.

Ilir Demaliaj: Unë nuk kam asnjëlloj kompleksi. Po jua them për herë të parë dhe të fundit, unë nuk jap llogari për jetën time private. Nuk po hyjmë për të fyer njëri-tjetrin se për të fyer jam mjeshtër. Përderisa ti arrin që do t’i vendosin mikroçipa në tru e kam mbaruar bisedën me ty. Komunist je ti Frrok Çupi për njerëz nga ty jemi në këtë situatë. Këto kanë të drejtë të kenë idenë e vet.

Frrok Çupi: Kjo është një bisedë elitare.

Ilir Demaliaj: Prandaj është Shqipëria kështu sepse ka njerëz si ty. Çfarë elitari je ti mos më bëj të hap gojën. E di ti ç’a është llulla, ta them llullën sepse këtu e kam llulën. E di ai mirë se kush është llulla.