BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Aktualitet

Çfarë ka ndodhur? Kërcënohet me jetë prokurorja shqiptare në SHBA: Po vijmë ku*vë"!

Çfarë ka ndodhur? Kërcënohet me jetë prokurorja

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërcënuar me vdekje, pasi ndoqi penalisht dhe kërkoi dënimin me burg për një burrë, i cili u arrestua pasi po protestonte para një shkolle për përdhunimin e vajzës së tij.Ka qenë vetë prokurorja e Loudoun-it me origjinë shqiptare, Buta Biberaj, e cila ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, duke u shprehur se ka marrë me dhjetëra telefonata kërcënuese.

Mediat amerikane shkruajnë se Biberaj është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë. Ajo është portretizuar nga faqet e internetit, që i përkasin krahut të djathtë, si prokurore emigrante, e cila ka shënjestruar babain e një viktime përdhunimi në shkollë.

Ajo është kritikuar edhe nga kandidati republikan për guvernator në Virxhinia, Glenn Youngkin, i cili tha në një fjalim të martën se prokurorja e Loudoun-it shënjestroi familjarët e viktimës.

“Kam marrë me dhjetëra kërcënime me vdekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin”, tha ajo, raportojnë mediat e huaja.

Biberaj pretendon se kërcënimet me vdekje janë shtuar shumë gjatë tre javëve të fundit.

“Kanë bërë deklarata të tilla që të mos shqetësohem për të parë nga mbrapa pasi do të vijnë nga para”, ka thënë ajo.

Prokurorja me origjinë shqiptare beson se telefonuesit kanë qëllim ta vrasin atë. Autoritetet po hetojnë rastin nuk japin të dhëna nëse deri më tani është arrestuar ndonjë person.

Më të lexuarat