BREAKING NEWS

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo barazon shifrat

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo
x
BREAKING NEWS

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e BE-së”, politologu zbulon arsyen pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x

Aktualitet

Çfarë kanë pikasur hetuesit? Ja pista kryesore e atentatit me dy të vrarë në Vlorë/ Kush i tradhtoi? Si përfunduan viktimat në pritë

Çfarë kanë pikasur hetuesit? Ja pista kryesore e atentatit me

Pas atentatit që u mori jetën dy personave, për hetuesit pista kryesore e vrasjes së Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo është ajo e hakmarrjes për shkak të së shkuarës së viktimave.

Megjithëse ende herët për të arritur një konkluzion, hetuesit kanë edhe një pistë të dytë që lidhet me konfliktet e viktimave për shkak të dyshimeve për përfshirje në pazare droge. Përpos kësaj, viktimat i druheshin eliminimit të tyre pasi qarkullonin vazhdimisht me makina të blinduara, por sot nuk ishte rasti dhe një “shpërqendrim” i vogël i tyre nga masat e zakonshme të sigurisë, ka bërë që ata të vriten pa mëshirë me breshëri plumbash.

Nga kush u tradhtuan Hakim Xhezo dhe Shpati Lena? Ashtu sikurse edhe në atentatin e pak javëve më parë në Fushë-Krujë ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, i cili atë ditë udhëtoi me një automjet të zakonshëm, edhe në atentatin e djeshëm, viktimat nuk ishin në automjete të blinduara dhe për pasojë, eliminimi i tyre është kryer pa vështirësi nga ana e autorëve që dyshohet të jenë vrasës me pagesë.

Ata kanë shfrytëzuar këtë moment për të arritur qëllimin e tyre dhe ka dyshime të forta se mund të jenë informuar nga persona që kanë pasur kontakte dhe njohje me viktimat. Ka dyshime të forta se autorët kanë pasur dijeni për itinerarin e 37 dhe 34-vjeçarit, duke ngritur edhe pistën te mbikalimi në dalje të fshatit Panaja nga ku kalon edhe aksi nacional.

Atentatorët shfrytëzojnë pikërisht këto akse për të arritur qëllimet e tyre dhe jo rrallë edhe në mes të ditës siç ndodhi në dy atentatet e fundit, të Vlorës një ditë më parë dhe të Fushës-Krujës më 17 korrik.