BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset
x
BREAKING NEWS

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për
x
BREAKING NEWS

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x
BREAKING NEWS

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17
x
BREAKING NEWS

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e
x
BREAKING NEWS

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më
x
BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x

Aktualitet

Çfarë kërkesash kanë? Pedagogët nuk ndalen, sindikata zbulon lëvizjen e rradhës së tyre (Detajet)

Çfarë kërkesash kanë? Pedagogët nuk ndalen, sindikata

Nesër do të mbahet protesta e rradhës e pedagogëve të cilët kërkojnë që t’u plotësohen disa kërkesa.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka publikuar thirrjen për mbështetjen e protestës së pedagogëve që do mbahet më 5 tetor (nesër) në orën 11:00.

Protesta do të organizohet përballë universitetit Politeknik të Tiranës dhe një ndër kerkesat e pedagogëve është rritja e pagës.

E plotë:

Të dashur kolegë të IAL-ve publike!

Të dashur Profesorë të IAL-ve publike!

Të dashur pedagogë të rinj të IAL-ve publike!

Të dashur punonjës ndihmës akademikë dhe administrativ të IAL-ve publike!

Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik. Të gjithë profesorët që dëshirojnë që studentët nesër të vazhdojnë misionin e tyre, sot duhet të bëhen bashkë për ta bërë këtë profesion misionar të mirëpaguar.

Në datën 5 Tetor, ora 11:00, le të bëhemi të gjithë bashkë për të demonstruar se misioni ynë i përbashkët akademik nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Do na duhet të jemi të gjithë bashkë, jo thjesht për kërkesa ekonomike, por për një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Nuk po kërkojmë thjesht rritje të pagave, pasi vlera e punës tonë do të jetë gjithmonë më shumë se çdo vlerë monetare.

Misioni ynë akademik nuk ka njësi matëse! Ju bëjmë me dije se do të qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona legjitime në vlerësim të dinjitetit profesional, që ka për qëllim t’i shërbejë vetëm të mirës publike, larg interesit të politikës së ditës.

Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin Protestën e Datës 5 Tetor 2022, ora 11.00, para godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës. Le ta bëjmë këtë godinë Simbolin e Qëndresës Akademike!

Të nderuar drejtues të IAL-ve publike!

Lutemi të qëndroni në lartësinë e detyrës/funksionit tuaj akademik, duke mos penguar apo intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit.

Note: Në vëmendjen tonë është mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë. Në anën tonë kemi vetëm të drejtën dhe ligjin. Sipas nenin 197, pika 4, të Kodit të Punës “Ndalohet çdo veprim që përfshin shtrëngim, cënim ose diskriminim ndaj punëmarrësve për shkak të pjesëmarrjes apo jo në grevë”.

Më të lexuarat