BREAKING NEWS

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe
x
BREAKING NEWS

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me
x
BREAKING NEWS

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave,
x
BREAKING NEWS

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së
x

Aktualitet

Zbardhet lista me 10 emra për vendin vakant të Presidencës në Kushtetuese, edhe ish-ministri i PS kërkon firmën e Metës

Zbardhet lista me 10 emra për vendin vakant të Presidencës

Gjykata Kushtetuese do të ketë pesë vende vakante për tu plotësuar pas mbarimit të mandatit të Altin Binajt dhe Përparim Kalos.

Sipas Kushtetutës, këto vende do të plotësohen një nga Kuvendi, një nga Presidenca dhe tre nga Gjykata e Latrë.Presidenca do të zëvendësojë vendin vakant që lë bosh Përparim Kalo dhe në fillim të shkurtit mbylli procedurën e pranimit të kandidaturave.

Ndër emrat që shfaqën interes për tu bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë ishin edhe ish-kryeprokurorja Arta Marku, Sandër Beçi, Besnik Dervishi dhe ish-kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Lista e plotë e Presidencës përbëhej konkretisht nga Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho dhe Sandër Beci.

Më pas është KED-ja e cila duhet të vlerësojë me pikë të gjithë kandidatët dhe t’i çojë kreut të shtetit renditjen nga më të kualifikuarit. Lista nuk duhet të përmbajë më pak se 3 emra, ndërsa Presidenti nuk mund të zgjedhë emër tjetër përveç tre kandidatëve të parë.

Në listën e tre emrave më të kualifikuar mund të jetë edhe ai i ish ministrit socialist, Besnik Dervishi. Ai mban aktualisht postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Në nenin 125 paragrafi 5 të Kushtetutës thuhet se “Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj”.

Në CV-në e dorëzuar pranë Gjykatës së Lartë dhe në Presidencë, Besnik Dervishi, aktualisht Komisioner për të Drejtën e Informimit  dhe për Mbrojtjen e të Dhënave dhe deputet nga 2005 deri në 2009 deklaron se nga tetori 2013 deri në prill të 2014-s ka mbajtur postin e Prefektit të Vlorës.

Sipas Kushtetutës, afati 10-vjeçar që Besnik Dervishi të kualifikohet për t’u zgjedhur anëtar në Kushtetuese përfundon në prill të 2024-s.