BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Blendi Fevziu shpërthen në lot në mes të emisionit: Janë shumë të trishta! (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Blendi Fevziu shpërthen në lot në mes

Gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e djeshme solli në emisionin ‘Opinion’ dëshmi  të rralla të genocidit në Kosovë. Ai tregoi se emisioni i djeshëm dhe regjistrimet që ka realizuar në një ekspozitë në Prishtinë e kanë përlotur.

“Emisioni i sotëm do të jetë krejtësisht i veçantë. Është një prej emisioneve që edhe unë gjatë momenteve të regjistrimit jam përlotur. Jam i sigurt që shumë prej jush do të përloten sot. Do të përloten sepse edhe efekti që mund të arrinit direkt atje ku ne kemi kryer intervistat do ishte shumë më i fortë se ai që vjen në formë televizive”, tha Fevziu.

Ai tregoi se në Prishtinë është zhvilluar një ekspozitë me sendet personale të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

“Historitë e tyre janë akoma të trishta. Çdo sendi që familjarët kanë sjellë është dhe shpjegimi i momentit kur ky fëmijë ka ikur nga kjo botë. Shumë nga prindërit nuk kanë më asnjë send, nuk kanë më asnjë foto”, tha Fevziu.

“Ky që po shihni pas shpinës sime është fustani i Adriana Klinakut. Ishte 6-muajshe në kohën që familja u shkëput nga fshati nga ofensiva serbe e mori vajzën me vete e gjeti të vdekur nga një predhë që i kishte marrë jetën në moshën 6-muajshe. Fustani është e vetmja gjë që i ka mbetur”, tregoi ai.