BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë në hotelin në Qerret, kthehen pas provat e Prokurorisë, zbardhet gabimi me mostrat që u morën në vendngjarje

Çfarë ndodhi? Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë në

Misteri mbi vdekjen e 4 turistëve rus në hoteli në Qerret të Kavajës, sa vjen dhe shtohet.

Grupi hetimor ka dërguar në mënyrë të gabuar ekspertizat për ujin e pishinës dimërore as të ajrit në ambientin e SPA-së ku u gjendën trupat pa jetë të Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita. Për këtë arsye, ISHP e ka kthyer pas ekspertizën e mostrave dhe ka kërkuar t’i dorëzohet në formën e duhur nga ligji.

Megjithëse prokuroria e Kavajës deklaron se dërguan mostra uji dhe ajri, kryesisht për këtë të fundit as që është kryer ekspeditë që duhej realizuar brenda mbrëmjes së të premtes dhe as që janë kërkuar për ndihmë në atë moment ekspertë të shëndetit publik. Gjatë intervistës për Top Channel, profesori Arben Luzati deklaroi se këto mostra duhet të ishin marrë nga specialistët.

Arben Luzati: Dhe mostra do të merret sipas kësaj rregullore dhe sipas këtij standardi. Për të qenë transparentë, oficerët e policisë gjyqësore kishin sjellë mostrën jo sipas kërkesave të rregullores. Kishin marrë mostrat vetë, kjo mënyrë duhet të rregullohet njëherë e mirë dhe të ndahen detyrat e secilit.

Teksa këtë javë mbushet një javë nga vdekja e mistershme për të cilën ka disa versione ndërkohë që policia e ka referuar për akuzën e vrasjes, ISHP pret t’i vendoset në dispozicion uji i pishinës dhe menjëherë pas kësaj të japë një përgjigje.

Arben Luzati: Në rastin konkret është përdorur klori pluhur dhe mostrat duhet të merren në mënyrë të vecantë.

Por a ndodh vdekja nga helmimi i klorit?

Arben Luzati: Irritime, vështirësi, Kur ka klor të tepër japin, por deri në vdekje nuk kam dëgjuar. Flasim për pishina të mbyllura.

Grupi i hetimit ka dërguar gabimisht edhe disa mbetje ushqimore pranë ISHP që janë kthyer pas dhe janë dërguar për ekspertim pranë AKU.

Arben Luzati: Për analizat e ushqimeve ka një vit që ka dalë një rregullore e re.

Të gjitha këto veprime ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën si është administruar vendngjarja dhe a kanë apo jo kapacitete institucionet shqiptare për të kthyer përgjigje shkencore dhe të pakontestueshme mbi vdekjen e rusëve që u gjetën të vdekur nga recepsionistja gati një orë pasi kishin hyrë në pishinën dhe xhakuzin e reortit në Qerret.

Më të lexuarat