BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Aktualitet

Çfarë po ndodh? Besimtarët myslimanë gati për protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia

Çfarë po ndodh? Besimtarët myslimanë gati për

Policia e Tiranës ka shoqëruar këtë pasdite një grup besimtarësh myslimanë, pasi kishte informacione se do të protestonin para Kryeministrisë.

Mësohet se besimtarët myslimanë ishin mbështetës të imamit të vetëshpallur Genc Abduddahim Balla dhe do të protestonin para Kryeministrisë për të kundërshtuar urdhrin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që ka firmosur mbylljen e Ballës në regjimin e posaçëm “41 bis”, duke kërkuar nxjerrjen e tij prej aty.

Policia ka pasur informacione për protestën e besimtarëve, dhe është organizuar, duke i shoqëruar, për shkak se nuk lejohen protestat nga situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

 

Më të lexuarat