BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Aktualitet

Çfarë po ndodh? ‘Blindohet’ Fieri, FNSH dhe ekipi “Shqiponja” vihen në kërkim të...

Çfarë po ndodh? ‘Blindohet’ Fieri, FNSH dhe ekipi

Forca të shumta të policisë kriminale, FNSH dhe ekipet e “Shqiponjave” kanë zbritur në Fier mbrëmjen e sotme. Mësohet se blutë e shtetit kanë ngritur pika kontrolli dhe po verifikojnë çdo automjet që kalon në këtë akset kryesore rrugore të këtij qyteti.

Gjithashtu, ‘shteti’ ka zënë pritë në hyrje e dalje të këtij qyteti, duke pasur një synim të qartë: arrestimin e të shmëkërkuarve, kapjen e armëmbajtësve pa leje dhe të atyre që lëvizin me lëndë narkotike.

Sot është dita e dytë në aksion. Pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë, Policia e Shtetit ka nisur një plan masash për të parandaluar ngjarjet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shteti bëri me dije se janë ngritur rreth 73 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Sot u arrestua 43-vjeçari Gentian Mino, pasi më 2 gusht të 2019 në Elbasan ka plagosur me armë dy persona dhe me sende të forta një të tretë. Një ditë më parë u kap i rrezikshmi Erion Alibej që akuzohet për vrasjen e tre personave.