BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Aktualitet

Çfarë po ndodh? “Kam frikë të hap dritaren”/ Vdekja i afrohet lagjeve të qytetit, banorët në panik

Çfarë po ndodh? “Kam frikë të hap dritaren”/

Turqia është duke u përballur me një numër të madh rastesh pozitive me koronavirus gjatë javëve të fundit duke shënuar gjithashtu qindra vdekje në ditë.

Një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi përllogaritet të jetë ai i Bursas, në të cilin mesatarisht humbasin jetën 30-40 persona në ditë.

Mediat turke raportojnë se aktualisht bashkia ka zgjeruar vendin e varrezave të qytetit duke blerë hapësira të reja. Territori i varrezave është shtrirë tashmë pranë zonave të banuara duke shkaktuar frikë dhe ankth gjithashtu tek qytetarët për situatën që po kalohet.

"Kam frikë të hap dritaren tani", shprehet në qytetare për DHA.

Më herët, ministri i Shëndetësisë kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat e qeverisë kundër koronavirusit pasi aktualisht janë ezauruar 76 për qind e kapaciteteve të spitaleve në vend.